U kap me kokaine dhe ekstazi, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë

Spread the love

Një 19-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi i janë gjetur doza të ndryshme drogash. I riu, M.A., shiste kanabis, kokainë e ekstazi në lagje të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrollit që i është ushtruar në banesë, policia i gjeti sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis, kokainë dhe ekstazi, të ndara në doza, gati për shitje.   

Policia njofton se të riut iu sekuestrua sasia e lëndës narkotike, e cila ishte e destinuar për shitje në doza.

“Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike, në afërsi të rrethit të Selitës, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. 

Si rezultat, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi M. A., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis, kokainë dhe ekstazi, të ndara në doza, gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *