Dhunuan me leva dhe shkopinj 30-vjeçarin, Gjykata e Korçës liron 4 të rinjtë

Spread the love

Gjykata e Korçës ka nxjerrë nga qelia 4 të rinjtë që dhunuan me leva dhe shkopinj Ramadan Hasanin në 22 mars.

Gjykata caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Spartak e Kristi Selimën, Marsel Xhakollarin e Erjon Gurin. 

Dhunimi i Ramadan Hasanit ndodhi në një servis, ndërsa të rinjtë ishin konfliktuar edhe më herët, në 14 shkurt.

Kujtojmë se, arratia e 4 autorëve zgjati 3 ditë dhe në pamundësi për të qëndruar akoma të fshehur, ata u dorëzuan në komisariatin e policisë së Korçës.

30-vjeçari i cili ra pre e sulmit të autorëve, mundi të futet në ambientet e një servisi, ku në fillim një prej personave e ka goditur me shkop dhe pak sekonda më vonë kanë mbërritur dhe tre të tjerë. I riu ka tentuar edhe një herë që t’i shpëtojë dhunës, por nuk kam mundur dhe është goditur nga të katërt personat.

Edhe pse në servis ka pasur të tjerë persona prezent, askush nuk ka tentuar që të ndalojë sherrin. 30-vjeçari i identifikuar si Ramadan Hasani mbeti i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se konflikti ka nisur në datë 14 mars mes Hasanit, Selimajt dhe vëllait të këtij të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *