Pazari i Albana Vokshit me Plarent Ndrecën që la jashtë hetimit Arian Krajën, sekretarin e Përgjithshëm të Shëndetësisë

Spread the love

Ky xhambaz me 11 kallëzime penale, duhet hetuar nga komisioni parlamentar, sepse gjatë 2 viteve sekretar i Përgjithshëm tek Shëndetësia,  firmosi 61 milionë Euro të Vilma Nushit e Ilir Rrapajt me falsifikime të dhënash; ka zhdukur dokumente të PPP Check-up, sterilizimit, Hemodializës e laboratorëve dhe nuk ka lejuar kontrollin e zbatimit të kontratave të tyre…

Dita e parë e punës së Komisionit Hetimor Parlamentar për 2 koncesionet e shëndetësisë “Check-up” dhe Sterilizimi i Pajisjeve Kirurgjikale, u mbyll me vendimin për të pyetur 20 zyrtarë të koncesioneve dhe ata që kanë bërë kallëzimet në SPAK.

Mes personave që do pyeten nga komisioni hetimor parlamentar, janë kryeministri Edi Rama, Ilir Beqja, Ogerta Manastirliu, Anila Denaj, Shkëlqim Cani, Geraldina Prodani, drejtorët e QSUT e FSDKSH  gjatë viteve të dhënies dhe zbatimit të koncesioneve etj.

Por në listën e zyrtarëve që do pyeten, kryetarja e komisionit Alban Vokshi, deputete e Foltores dhe Zv/kryetari Plarent Ndreca deputet i PS, nuk kanë futur Arian Krajën, ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë në vitet 2017-2019.

Pazari i Albana Vokshit me Plarent Ndrecën që la jashtë hetimit

Albana Vokshi dhe Plarent Ndreca /

Të mos pyetet e të lihet jashtë hetimit parlamentar ish-sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Shëndetësisë, Arian Kraja; do të thotë, të mos pyetet krye hajduti i shëndetësisë jo vetëm me koncesionet, por dhe me korrupsionin 1 miliardë Euro që bëri me ish-ministren Ogerta Manastirliu.

Gjatë 2 viteve, që pazarxhiu dhe krye hajduti Arian Kraja ishte Sekretar e Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Vilma Nushi e koncesionit Check-up, i rrëmbeu shtetit 29 milionë Euro me falsifikime analizash dhe me numrin e qytetarëve.

Pazari i Albana Vokshit me Plarent Ndrecën që la jashtë hetimit

Ndërsa kjo është Mimi, miknesha e Arjan Krajës, për të cilën do flasim në një artikull tjetër…/

Ndërsa koncesionarët e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, Ilir Rrapaj e italiani Umbro Stacini, në bashkëpunim me Arian Krajën, i rrëmbyen buxhetit 32 milionë Euro me pakësim të seteve kirurgjikale dhe me rritjen e çmimit të tyre; shfrytëzuan falas qendrën e sterilizimit dhe iu shlyen nga fondet e ministrisë, miliona lekë energji elektrike e ujë që ata harxhonin në QSUT për biznesin privat.

Nuk mund të lihet jashtë hetimit parlamentar, ish-Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Arian Kraja; i cili, gjatë 2 viteve në këtë detyrë, ka zhdukur dokumente të PPP Check-up, sterilizimit, Hemodializës e laboratorëve dhe nuk ka lejuar kontrollin e zbatimit të kontratave të tyre.  

Kryetarja e komisionit hetimor dhe zv/kryetari, nuk e harruan emrin e Arian Krajës, por në pazar me njeri tjetrin, nuk e futën qëllimisht në lisën e zyrtarëve që do hetohen nga parlamenti, sepse kanë pasur e kanë lidhje me të dhe i bashkon i njëjti oligark.

Prej 8 vitesh, zv/kryetari i komisionit hetimor parlamentar, deputeti i PS, Plarent Ndreca dhe Arian Kraja kanë qenë kolegë si Sekretarë të Përgjithshëm të ministrive të Brendshme, Shëndetësisë, Mbrojtjes, Arsimit, Turizëm-Mjedisit e Financave, ku shkëmbenin pazaret për pronat dhe tenderët.

Po kështu, Plarent Ndreca e Arian Kraja janë lidhur nëpërmjet firmës së energjisë “Sopi Shpk”, kur Ndreca ishe shef të Policia Elektrike në KESH, ndërsa Kraja, drejtor ekonomie i saj, por dhe nëpërmjet Artan Dulakut, ku njeri kryente shërbime juridike, ndërsa tjetri ishte ortak te kompanitë “Tring”, “Ergent -Co” e “Albanian Satellite Comunications”.

Pazari i Albana Vokshit me Plarent Ndrecën që la jashtë hetimit

Artan Dulaku që mori pronat e Ushtrisë me ndihmën e ortakut të tij, Arjan Kraja /

Ndërsa kryetarja e komisionit hetimor parlamentar, Albana Vokshi, ka këtë detyrim: burri i saj Arian Tartari, nga Arian Kraja ka marrë prona të ushtrisë për vila, parkingje e pallate kur ky ishte sekretar i Përgjithshëm te Ministria e Mbrojtjes por dhe te ishte sekretar te Ministria e Ekonomi-Financave, përveç faktit, që i “kalkuluar” letrat e koncesioneve të puseve të naftës e HEC-ve./Pamfleti

Pazari i Albana Vokshit me Plarent Ndrecën që la jashtë hetimit
Pazari i Albana Vokshit me Plarent Ndrecën që la jashtë hetimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *