Konsumojnë 500 ton karburant në ditë, si “Tigri 1” dhe “Tigri 3” do të gërryejnë buxhetin e shtetit

Spread the love

Sipas KESH, nëse një prej tyre punon me kapacitet të plotë. Do të konsumojë 500 ton karburant në ditë…

Qeveria është kujtuar më në fund të vërë në punë dy anijet që u blenë për prodhim energjie. “Tigri 1” dhe “Tigri 3” u blenë për të përballuar krizën energjitike në vend gjatë vitit 2022, por vetëm tani do të vihen në punë.

KESH ka njoftuar hapje e një tenderi për blerjen e 4 mijë ton karburant për ndezjen e dy TEC-eve. Në dokumentet e tenderit del në pah dhe elementi tjetër se këto TEC-e harxhojnë më shumë sesa prodhojnë. Sipas KESH, nëse një prej tyre punon me kapacitet të plotë, do të konsumojë 500 ton karburant në ditë. Dhe këto anije punojnë me karburant specifik, që nuk gjendet lehtë.

Asetet lundruese kanë kapacitete të menaxhimit dhe ruajtjes së lëndës djegëse në një total prej rreth 1,000 (një mijë) ton lëndë djegëse. Konsumi i parashikuar i lëndës djegëse për 1 MWh është rreth 229 Kg që do të thotë se, në rastin e shfrytëzimit me kapacitet të plotë të impiantit, nevoja për furnizim është rreth 500 ton lëndë djegëse në ditë, pasi sasia prej rreth 500 ton të tjera do të shërbejë si rezervë kontigjence për garantimin e vijueshmërisë së prodhimit”, thuhet në tender.

Referuar aneksit 3 që shoqëron procedurën bëhet me dije se sasia e prokuruar do të jetë 4000 tonë metrikë. Kjo sasi sipas dokumentit do të ketë një disponueshmëri dorëzimi 3 muaj nga data e dorëzimit të ngarkesës së parë. Sipas një parashikimi në këtë aneks ngarkesa e parë e dorëzuar do të jetë rreth 1200 tonë metrikë në ditën e parë, në 1000 tonë metrikë në ditën e 21 dhe 1800 tonë metrikë në ditën e 42.

Dorëzimi maksimal ditor – Për rakordim me operuesin / gatishmëri 24 orë; Dorëzimi maksimal ne vend; -2 autobote 40 tonësh njëkohësisht, 7m3 /ore”, thuhet aty.

Në momentin që do të vihen në punë anijet, qeveria do të duhet të paguajë paratë për marrjen e tyre. KESH do të paguajë 68 milionë dollarë për qiranë dhe operimin. 45 milionë dollarë do t’i marrë kompania amerikane Excelerate Energy për qiranë dyvjeçare dhe 22.5 milionë dollarë firma Renco për ofrimin e shërbimit të operimit.  Pra duke parë dhe sasinë gjigante të karburanti që do të konsumojnë  ato dy anije, kostoja e prodhimit të energjisë do të jetë jashtëzakonisht e lartë, në një kohë kur çmimi i energjisë në bursë ka rënë ndjeshëm dhe është më me fitim blerja e saj jashtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *