“Cielo-Farkë” u dha për azil; vëllai dhe miqtë e Kryeministrit ndërtuan pallate dhe grabiten 67 mijë m2 tokë shtetërore

Spread the love

Edhe këta paskan vepruar pas shpinës së Bablokut/ SPAK duhet ta hetojë këtë krim ndërtimor e vjedhje toke publike; ndërsa Babloku, nëse nuk ka pjesë ia dhe Olsi, le ta konfiskojë dhe ta përdorë shteti si qendër për të moshuarit, siç u ka dhënë objektin e lejes…

Nëse SPAK kërkon prova për afera korrupsioni, klientelizëm qeveritar, vjedhje të pasurisë publike dhe krim ndërtimor, mund t’i gjejë te kompleksi rezidencial “Tirana Cielo” përballë TEG, ku janë përfshirë Gaz Demi, Olsi Rama, Endri Meksi, Rrok Gjoka dhe bashkë më ta edhe kryeministri Edi Rama.

Me Vendim Nr. 12, datë 7 qershor 2016, Këshilli Kombëtar i Territorit, me firmën e kryetarit Edi Rama, i ka dhënë leje zhvillimi firmës “Urban Garden”, për ndërtimin e kompleksit rezidencial “Tirana-Cielo” në zonën e Farkës.

“Cielo-Farkë” u dha për azil; vëllai dhe miqtë e

Leja e ndërtimit të “Tirana-Cielo”, i është dhënë për kompleks rezidencial për të moshuarit, me 8 ndërtesa nga 2, 5 e 6 kate dhe me nga 1 kat nëntokë, madje Babloku e ka dhënë lejen mbi tokë arë, pa e tjetërsuar më parë në truall siç e detyron ligji për sigurinë e objekteve.

Siç e thamë, Babloku ia dha lejen e ndërtimit firmës “Urban Garden”, me adresë: “Mesta, Shkup-Maqedoni”, dhe me pronar shtetasin maqedonas Abdullah Tajari; firmë me 1 punëtore të quajtur Aida Bathorja dhe me kapital 100 mijë lekë, por ka ndërtuar kompleks 110 milionë Euro e nuk ka bilance tatimore.

Maqedonasi që ka marrë lejen është Abdullah Tajari, kunat e ortak i Gaz Demit, ortak i ndërmjetëm me Olsi Ramën te kjo firmë e te firma kineze që do blinte hotel “Plazza”, por dhe ortak me Endri Meksin te kjo firmë e te firma “Urban Energy Albania Sh.p.k”.

“Cielo-Farkë” u dha për azil; vëllai dhe miqtë e

Paçka se Këshilli Kombëtar i Territorit, lejen e zhvillimit dhe ndërtimit ia dha firmës “Urban Garden”, krejt kompleksin e ndërton dhe po e shet firma “Gjoka Sh.p.k” e Rrok Gjokës, krushku i Gaz Demit dhe ndërtuesi i Rrugës së Arbërit e Rrugës Kardhiq- Delvinë.

Duhet hetuar, mbasi Rrok Gjoka nuk ka kontratë n/kontraktimi për ndërtime, akt pronësie e shitjesh të apartamenteve të kompleksit “Tirana-Cielo”, por nuk ka as deklarim burimi të financimit 100 milionë Euro dhe  të ardhura e fitime nga ky biznes.

Skandali me kompleksin “Tirana- Cielo”, qëndron në faktin, se leja e ndërtimit dhe zhvillimit është dhënë me objekt “Qendër rezidenciale për të moshuarit” me 8 ndërtesa, ndërsa ortakët  Gaz Demi, kunati i tij Maqedonas Abdullah Tajari, Olsi Rama, Rrok Gjoka dhe Endri Meksi, kanë ndërtuar kompleks rezidencial me 18 pallate banimi nga 6 kate.

“Cielo-Farkë” u dha për azil; vëllai dhe miqtë e

Leja është dhënë për kompleks me sipërfaqe totale 52 mijë e 400 m2 ndërtime e mjedise, ndërsa vëllai dhe grupi klintelist i Bablokut, janë lejuar të zënë 119 mijë m2 tokë, 67 mijë m2 nga të cilat janë pronë shtetërore e grabitur prej tyre.

Siç duket, edhe këta paskan ‘ngrënë dardha’ pas shpinës së Bablokut, të Lali Erit, të Policisë së Shtetit, Inspektoratit Ndërtimor të Bashkisë së Tiranës dhe Inspektoratit Kombëtar të Territorit, të cilat zbulojnë fakirët që shtyjë gardhin 10 centimetër në tokë publike e riparojnë shkallët pa leje.

SPAK duhet ta hetojë këtë krim ndërtimor e vjedhje toke publike; ndërsa Babloku, nëse nuk ka pjesë ai dhe Olsi, le ta konfiskojë dhe ta përdorë shteti si qendër  për të moshuarit, siç e ka edhe objekti i lejes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *