Kaq “thes” të madh paska dhënë Ilir Beqaj, që nuk po arrestohet?!

Spread the love

Nëse nuk është e vërtetë, është detyrë e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, të sqarojë se çfarë e pengon arrestimin e Ilir Beqajt, mbasi sipas provave dhe Kodit të Procedurës Penale, ai duhet të ishte arrestuar…

Aktualisht, në burg, me masë arresti burg e në kërkim dhe në arrest shtëpie, janë 2 ish-ministra, 1 ish-kryeministër, 3 ish-sekretarë të shëndetësisë, mjedisit e financave dhe 4 krye bashkiakë.

Akuzat e SPAK ndaj tyre, janë të njëjta me akuzat e ish-ministrit Ilir Beqaj për “Shpërdorim detyre”, ngaqë siç thuhet në dosje, kanë firmosur procedura tenderësh me favorizime kriteresh.

Madje Arben Ahmetaj, brenda 3 muajsh hetime iu hoq imuniteti e u shpall në kërkim; paçka se ka firmosur kundër landfilleve, por SPAK quan vepër penale, dyshimin se ka njohje me pronarët.

Ndërsa ish-ministri Ilir Beqaj, është lënë me masën “Detyrim paraqitje” e nuk po arrestohet, megjithëse SPAK ka vërtetuar, që ai ka  sajuar dhe realizuar procedurialisht e financiarisht në vlerën 120 milionë Euro, koncesionin e pajisjeve kirurgjikale.

Ka dokumente zyrtare, që provojnë se Ilir Beqaj ka skualifikuar ofertën 35% më të ulët; ka shpallur fituese një kompani fantazmë me 1 punëtor, kapital 1000 Euro e me aktivitet në suvatime.

Ka prezantuar pronarin e saj Ilir Rrapaj, 5 muaj para zhvillimit të tenderit; ka udhëtuar me të disa herë në Itali dhe kanë ngrenë dreka e darka në Shqipëri.

SPAK ka 22 dokumente dhe kontratën koncesionare të firmosura nga Ilir Beqaj, si dhe preventivin e sterilizimit, me kosto 118 herë më të madhe se kostoja reale për njësi seti kirurgjikal, të hartuar dhe firmosur nga kushëriri i parë i Ilirit, Genc Byrazeri.

Por SPAK, pas 3 vitesh bllokim e vërdallisje hetimesh, vendosi që 7 zyrtarë të Shëndetësisë të vihen në arrest shtëpie e detyrim paraqitje; zv/ministri Klodjan Rrjepaj e koncesionari Ilir Rrapaj të arrestohen, ndërsa Ilir Beqaj, i faktuar si “koka” i koncesionit, të mos përfshihej në dosjen penale.

Edhe pas këmbënguljes së gjyqtarit Erjon Bani për ta hetuar, SPAK nuk e arrestoi ish-ministrin Ilir Beqaj, por i vendosi masën “Detyrim paraqitje” 1 herë në  javë, kur ai duhet të ishte e të jetë në burg, edhe për 380 milionë Euro koncesione të Check-up, Hemodializës e laboratorëve.

Për se nuk po arrestohet Ilir Beqaj?!

Madje po lihet i lirë edhe pas hetimit, për vjedhje fondesh të BE, me fatura false në bashkëpunim me vartësin Ermal Kurtulaj e komikun Ermal Mamaqi.

Zërat brenda qeverisë, në PS-së e SPAK, thonë se për të dalë nga dosja penale, Ilir Beqaj dha çek të madh te prokurorët Edvin Kondili e Ened Nakuçi dhe te drejtuesi i SPAK, Arben Kraja.

Thuhet, se dhe pas futjes në dosjen hetimore, Ilir Beqaj ka paguar çek tjetër, për të mos e çuar në burg, por për ta lënë me masën “Detyrim paraqitje” e për ta nxjerr të pafajshëm.

Me të drejtë, bëhet pyetja: – Kaq shumë paska paguar Ilir Beqaj, që nuk po arrestohet?

Nëse nuk është e vërtetë, është detyrë e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, të sqarojë se çfarë e pengon arrestimin e Ilir Beqajt; mbasi sipas provave dhe Kodit të Procedurës Penale, ai duhet të ishte arrestuar qysh në muajin qershor 2020 kur u thirr për herë të parë.

Sepse për çfarëdo motivi qoftë, me gjunjëzimin e SPAK përballë ish-ministrit krye hajdut, kemi njollosje dhe degradim funksional, moral e publik të drejtësisë së re

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *