SPAK zbulon faturat dhe veprimet korruptive të Ilir Beqajt: Restorant Gzona merrte paratë e projektit USAIR

Spread the love

Restorant “Gzona” në Kalanë e Tiranës dyshohet se është pronë e fshehur e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Kjo gjë zbulohet nga hetimet e SPAK për lidhjet e Beqajt me kompanitë farmaceutike, si dhe me abuzimet me fondet e Agjencisë së Koodinimit të Ndihmës, SASPAC.

Restorant “Gzona” është me emrin tregtar kompania “Albanian Food and Hospitality Lab”. Në këtë biznes ka qenë me herët aksioner bashkëshortja e Ilir Beqajt, Adriana Beqaj.

Por, sipas SPAK, ajo është larguar “de jure” nga ky biznes, pasi në të vërtetë Ilir Beqaj vijonte të kishte kontrollin përmes Ermal Kurtulaj dhe Gazmend Prenga, i cili ishte dhe administratori.

Ndërkaq, Prokuroria e Posaçme gjatë hetimeve ka faktuar se paratë e projektit Usair shkonin tek shoqëria tregatre “Albanian Food and Hospitality Lab” me emërtimin tregtar “GZONA Restorant” krijuar në datë 29.01.2019, me adrese “Rruga Murat Toptani, që besohet që i përket ish-ministrit Ilir Beqaj.

Për këtë janë lëshuar 4 fatura ndaj subjektit Landays international:

– Fatura dt. 23.02.2023, 21:41:05, vlera 80,980 lekë.

– Fatura dt. 25.05.2023, 23:23:03, vlera 90,000 lekë.

– Fatura dt. 16,08.2023, 15:22:43, vlera 4,189,500 lekë;

– Fatura dt. 22,09.2023, 22:27:27, vlera 49,500 lekë:

Lidhur me faturën me datë 16.08.2023, 15:22:43, vlera 4,189,500 lekë, nga E-Fiskalizimi rezulton me pershkrimin “Sherbim Kateringu”,”.

Kjo faturë, sipas SPAK, rezulton të jetë lëshuar disa minuta para se të lëshohet fatura tjetër kundrejt Eusair- it, duke lindur dyshimi se ka qenë kusht që i ka paraprirë lëshimit të faturës kundrejt Eussair-it, duke u krijuar dyshimi i arsyeshëm që paraprakisht palët kanë biseduar me njëri-tjetrin dhe që shuma përbën përfitim material, korrupsion që shoqëria tregtare Landeays ka paguar ndaj Gzones, për sherbimin që ajo ka përfituar per te kryer nga Eussair-i.

Edhe rasti tjetër lidhet me pranimin nga shoqata FIAA e shumës prej 350.000 lekësh, e cila referuar kohës së lëshuar krijon dyshimin se shuma përbën përfitim material në formën e veprimit korruptiv.

Sipas faturave  rezulton se po ashtu ky projekt Eusair ka lëshuar faturë shitje ndaj Shoqatës FIAA në dt. 17.08.2023, ora 15:40:55, faturën në vlerën 22000 Euro, dhe kjo shoqatë ka lëshuar në datën 23.08.2023, ora 11:55:19, faturën me vlerë 350,000 lekë kundrejt restorantit “Gzona

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *