Ogerta Manastirliu e Gelardina Prodani ri-futen në dosjen e PPP-Sterilizimit; kërkesa e FBI dhe urdhëri i Altin Dumanit

Spread the love

SPAK-ut i sugjerojmë të hetojë edhe këto fakte: Pas vitit 2020, kur u bë vjedhja  66 milionë Euro me ndryshimin e kontratës së sterilizimit, Ogerta Manastirliu ka blerë 1 vilë në Lalz e 1 në Dhërmi; ndërsa Gelardina Prodani ka blerë objekt biznesi hotel-restorant në resortin “Green Cost” në Palasë…

Tashmë është provuar, që Ilir Beqja është hequr nga dosja hetimore e koncesionit të pajisjeve kirurgjikale, me ndërhyrjen e Edi Ramës ngaqë janë bashkë-autorë të kësaj vjedhjeje, por edhe siç thuhet, ka paguar 1 milionë Euro ryshfet.

Por jashtë hetimit për pajisjet kirurgjikale, prokurorët e SPAK, Edvin Kondili e Ened Nakuçi, lanë dhe ish-ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e ish-Sekretaren e Përgjithshme, Gelardina Prodani, të cilat e shtuan vjedhjen duke ndryshuar kontratën në favor të firmës private.

Më 15 janar 2020, këto dy drejtuese të ministrisë së Shëndetësisë, duke mashtruar se gjoja do zgjerohej dhe përmirësohej cilësia e shërbimit kirurgjikal në operacione; bënë pazar me pronarët e kompanisë “Sani Service Sh.p.k”, duke rritur kostot financiare të paguara nga shteti.

Ogerta Manastirliu e Gelardina Prodani ri-futen në dosjen e

Pa përsëritur me detaje faktet që ka nxjerrë edhe KLSH, po përmendim vetëm dy vjedhjet që Ogerta Manastirliu dhe ish-sekretarja Gelardina Prodani, bënë nëpërmjet ndryshimit kontratës:

Së pari shtuan me 44 milionë Euro vlerën fillestare të kontratës së koncesionit; dhe së dyti, nëpërmjet pakësimit të volumit të shërbimit kirurgjikal që përcakton kontrata për 10 vite, më 15 janar 2020 i  krijuan 22 milionë Euro fitim firmës private për 5 vite në vazhdim.

Agjentët e BKH që hetuan dosjen e pajisjeve kirurgjikale, kishin skeduar dhe provat e ndryshimit kontratës nga ish-ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ish-sekretarja Gelardina Prodani, me pasojë 66 milionë Euro vjedhje shtetit, nëpërmjet bosëve të koncesionit.

Nuk dihet se me çfarë urdhrash politikë, oligarkik apo për çfarë lidhjesh miqësore e interesash; por dy prokurorët e çështjes Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi, hoqën nga dosja hetimore dokumentin e ndryshimit të kontratës koncesionare, duke mos e trajtuar fare si provë.

Këtë e bënë, me qëllim që dy drejtuesit e larta të Ministrisë Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e Gelardina Prodani, të mos ishin objekt hetimi, të mos merreshin të pandehura e të mos përfundonin në pranga.

Por rishikimi dosjes së pajisjeve kirurgjikale, përveç Ilir Beqjes, ka bërë pjesë të procedimit penal dhe provat për ndryshimin e kontratës nga Manastirliu e Prodani, të cilat deri tani nuk janë prekur fare nga ky hetim.

Sipas informacionit, rifutja në proces hetimi e ndryshimit të kontratës së sterilizimit, është bërë me urdhër të drejtuesit të SPAK, pasi mbështetur në dokumentet zyrtare, ka konstatuar lënie jashtë procesit të kësaj prove.

Por edhe pas reagimit e kërkesës, që Altin Dumanit i bënë hetuesit e FBI që janë me mision mbikëqyrës pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët konstatuan, se prova për dyshen Manastirliu- Prodani ishte paraqitur nga hetuesit e BKH, ndërsa në dosjen e SPAK mungonte.

Meqë prova e ndryshimit të kontratës koncesionare u rifut në proces hetimi, i sygjerojmë SPAK-ut, të hetojë edhe këto fakte: Pas vitit 2020, kur u bë vjedhja e 66 milionë Euro me ndryshimin e kontratës, Ogerta Manastirliu ka blerë 1 vilë në Lalz e 1 në Dhërmi; ndërsa Gelardina Prodani ka blerë objekt biznesi hotel-restorant në resortin “Green Cost” në Palasë./Pamfleti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *