Profili i zi i Arben Kaçorrit, Drejtor i Landfilleve e Ujësjellësve të Shqipërisë

Spread the love

 BKH e ka marrë në pyetje, i ka gjetur prova të shumta në zyrë e banesë madje dhe telefon “Sky”, por ka zbuluar se drejtori Arben Kaçorri, prej 1 qershorit 2020 ka punësuar djalin si mbikëqyrës te Landfilli i Tiranës, ndërsa te landfilli i Fierit dhe në 4 ujësjellës, familjarët e tij kanë marrë paga për gjoja punë e shërbime “Part-Time”…

Arben Kaçorri, prej 5 vitesh Drejtor i Monitorimit dhe Mbikëqyrjes në Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve e Landfilleve, është një nga drejtorët qendror,  i thirrur në SPAK më 26 janar 2024 për landflillet .

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë zbuluar se drejtori Arben Kaçori, bashkë me  Klodian Zoton e Mirel Mërtirin, rezulton i implikuar në falsifikime e mashtrime shkresore në projektet e landfilleve Fier e Tiranë.

Para thirrjes në SPAK, drejtorit Arben Kaçorri iu bë kontroll i befasishëm, paralelisht në zyrë e banesë, ku i janë sekuestruar kompjuterë, USB e dokumente, ora dore, kamera etj., madje në banesë i janë gjetur karta telefoni, telefona e 1 telefon “Sky”, të cilët po zbërthehen nga BKH.

Hetuesit kanë zbuluar, se drejtori qendror Arben Kaçorri që mbikëqyr landfillet dhe Ujësjellësit e Shqipërisë, prej datës 1 qershor 2020 ka punësuar djalin e tij, Martin Kaçorri si mbikëqyrës te Landfilli i Tiranës, ndërsa te landfilli i Fierit dhe në 4 ujësjellës, familjarët e tij kanë marrë pagesa për gjoja punë e shërbime “Part-Time”.

Punësimi i djalit dhe pagesat e familjarëve të tij, koincidojnë me akt-kontrollet false, që Arben Kaçorri ka bërë në landfillet Tiranë e Fier, sikur gjoja projektet për ndërtimin e inceneratorëve ishin zbatuar plotësisht; madje BKH zbuloi se drejtori Arben Kaçorri i ka caktuar vetes dhe detyrën Kryetar i Njësive të zbatimit të Projekteve për ndërtimin e këtyre dy inceneratorëve.

Këto veprime, janë bërë indicie dhe për hetimin e pasurisë së tij, sepse drejtori Arben Kaçorri, deri më 7 shtator 2012 ka qenë mësues në Tepelenë, ndërsa për 7 vite deri në fillim të vitit 2019, ka qenë Drejtor i Ujësjellësit të Tepelenës.

Nga kjo detyrë është shkarkuar për korrupsion me 17 milionë Euro tenderë të ujësjellësve Tepelenë, Memaliaj e 4 komunave, ku u konstatuan 3.5 milionë Euro vjedhje “të thata” vetëm nga mos zbatimi i projekteve e 1.5 milionë Euro me tenderin sa 99-100% të fondit limit.

Madje, për prishje pazaresh në këto vjedhje, drejtori Arben Kaçorri hëngri 3 herë dajak nga Tërmet Peçi dhe grupi i tij; ndërsa me ndërhyrje të Gramoz Ruçit, ai u transferua në Tiranë, ku Edi Rama e emëroi Drejtor të Monitorimit dhe Mbikëqyrjes në Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve e Landfilleve te Ministria e Infrastrukturës.

Indicie e SPAK për hetimin e pasurisë së drejtorit Arben Kaçorri, është fakti që me një pagë mësuesi, pagën e gruas edukatore dhe me dy fëmijë deri tani jo në punë, ai ka blerë dhe ndërtuar 4 shtëpi dhe një godinë tregtare me 2 kate.

Këto pasuri, i përkasin kohës kur nën maskën e gjoja emigrantit nga 1 muaj në vit, merrej me trafik droge e është kapur nga policia në Gjirokastër dhe është lëshuar meqë ishte kryetar i PS.

Për pasuritë 300 milionë lekë, përveç banesës e lokalit në Tiranë, drejtori Arben Kaçorri deklaron se i ka vënë edhe me të ardhura nga paga në arsim, 5 kredi bankare e borxhe paralele, të cilat në total janë 12 herë më pak se vlera e pasurive që ka, pa llogaritur  shpenzimet e jetesës.

Ky drejtor që kontrollon ujësjellësit e landfillet, është kunat i kryetarit të Bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi dhe sekser i Gaz Demit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *