Asgjësohet arkiva e OFL-së; 3 institucionet e operacionit: E realizoi misionin anti-mafie!

Spread the love

Në listën e OFL nuk u futën këta trafikantë: vëllai i Fatmir Xhafës, vëllai i prokurorit Petrit Fusha, Çapjat, Çelajt dhe Sanxhaktarët e Elbasanit, Mirel Mërtiri i landfilleve, kunati i Aleksandër Frangajt dhe ndërtues e investitorë strategjikë si Lul Morina, Roland Ziu, Gjergj Luca, Gaz Demi, Pëllumb Gjoka, krye bashkiaku i Krujës Artur Bushi, familjarët e deputetit Rrahman Rraja etj.etj., të lidhur me Bablokun…

Tre vite pas mbylljes së aktivitetit “Forca e Ligjit” (OFL), qeveria dhe drejtësia në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në shkelje të plotë të ligjit për ruajtjen e dokumentacionit special e sekret, kanë asgjësuar arkiven e këtij operacioni anti-mafie.

Ky akt, u bë në marrëveshje mes 3 institucioneve anti-krim, konkretisht  mes Policisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK-ut, të cilët e krijuan OFL-në si strukturë të posaçme anti-mafie, me mision sekuestrimin e pasurive të personave që i kanë siguruar nga aktivitetet kriminale.

Vetëm nëpërmjet zarfeve që çoheshin në dyert e personave të futur në listat e OFL, operacioni i sekuestrimit futi në panik trafikantët, kontrabandistët, vrasësit me pagesë dhe zyrtarët e korruptuar që ishin kontigjent në regjistrat e drejtësisë.

Por paçka se OFL u krijua pa afat kohor, me objektivin e vazhdimit deri në sekuestrimin e çdo qindarke  e pasurie të personave që i kanë siguruar nga burime kriminale, pas 11 muajsh u ndërpre operacioni dhe OFL-ja u shkri pa asnjë sqarim publik.

Ndërsa tani, 3 vjet pas shkrirjes së atij operacioni që nuk i sekuestroi  pasuritë e botës së krimit, 3 institucionet e krijimit të OFL dhe drejtimit të operacionit, vendosën të asgjësojnë krejt arkivën e saj, ku ishin dosjet dhe të dhëna të detajuara për çdo pasuri të paligjshme.

Përveç faktit, që në lista nuk u futën shumë familjarë, miq e ortakë politikanësh dhe zyrtarësh të lartë drejtësie e policie, vetë drejtuesit e OFL filluan të hiqnin nga listat e sekuestrimit, shumë trafikantë e kriminelë me biznese, resorte e vila.

Në listat e OFL nuk u futën këta trafikantë: vëllai i Fatmir Xhafës, vëllai i prokurorit Petrit Fusha, Çapjat, Çelajt e Sanxhaktarët e Elbasanit, Mirel Mërtiri i landfilleve, Nard Nallbani i dherave dhe biznesmenët ndërtues kullash, resortesh e investitorë strategjikë si Lul Morina, Roland Ziu, Gjergj Luca, Gaz Demi, Pëllumb Gjoka, krye bashkiaku i Krujës Artur Bushi, familjarët e deputetit Rrahman Rraja etj.etj., të lidhur me Bablokun.

Komiteti anti-mafie OFL, i përbërë nga Ministri e Brendshëm, Sandër Lleshaj si kryetar dhe anëtarë Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela e Drejtuesi i  SPAK, Arben Kraja, nuk bëri publik asnjë bilanc të aktivitetit të OFL, por vetëm show zarfesh, që dërgonin në dyert e kriminelëve me bionde syze errëta.

Meqë dosjet janë asgjësuar në pazar nga vetë institucionet që drejtuan OFL-ën, është e kotë të kërkosh hetime  nga policia, prokuroria e SPAK që i zhdukën, me motivin se ai operacion e realizoi misionin e goditjes së pasurive të botës së krimit.

Por trafikantët, vrasësit me pagesë dhe qeveritarët hajdutë, vazhdojë  ndërtojnë kulla në mes të Tiranës dhe resorte si investitorë strategjikë në bregdet./Pamfleti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *