“Arritjet e SPAK të jenë të pakthyeshme”, Ambasadori i BE: Reforma në drejtësi duhet çuar para

Spread the love

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato në një takim në kuadër të Ditës së Drejtësisë, lëshoi mesazhe të forta për sistemin e gjyqësorit në vend.

Ai theksoi se reforma në drejtësi duhet çuar para, ndërsa shtoi se edhe se arritjet e SPAK  duhet të jenë të pakthyeshme.

“Është kërkuar shumë kurajo për të qenë  krenar për punë nga SPAK. Reforma në drejtësi duhet çuar para dhe këto rezultate duhet t’u shërbejnë qytetarëve. Gjyqësori duhet t’i shërbejë qytetarëve. Këtë javë është java e Europës, për gjithëpërfshirje në të drejtat e njeriut. Sistemi i drejtësisë luan një rol të rëndësishëm përmes trajtimit të duhur të gjyqtarëve, për të pasur integritet të gjyqësorit. Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në këto fusha. Reforma në drejtësi është e pakthyeshme, dhe arritjet e SPAK duhet të jenë të tilla. Dedikimi i duhur nga drejtuesit është i rëndësishëm. Takimi i Këshillit është një provë për këtë dedikim”, u shpreh Gonzato.

Më tej, ambasadori nuk kurseu të tregonte mbështetjen nga Bashkimi Europian.

“BE e mbështet sistemin e drejtësisë dhe do të mbrojë të gjithë institucionet e drejtësisë”, tha Gonzato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *