Konstituohet grupi i dialogut PS-Rithemelimi për ‘Reformat’, Basha bojkoton

Spread the love

Është konstituar ditën e sotme grupi i dialogut për ligjet që kërkojnë shumicë votash, 3/5, dhe ligjet e nevojshme për rrugëtimin në Bashkimin Evropian.

Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura dhe ka zgjatur për rreth 1 orë.

Mekanizmi i dialogut do të ketë 3 anëtarë nga opozita dhe 3 nga mazhoranca. Nga Rithemelimi anëtar është Oerd Bylykbashi dhe Dhurata Çupi, ndërsa vendi që refuzoi Basha, i është lënë Erisa Xhixhos nga PL. Ndërsa nga mazhoranca anëtarët janë Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka, Toni Gogu.

Në një prononcim pas mbledhjes, Oerd Bylykbashi tha se puna e grupit do të jetë transparente. Ai gjithashtu shtoi se opozita gjithmonë e ka mbështetur Amnistinë Penale.

Bylykbashi tha se do të kërkohet transparencë maksimale e çështjeve që do të trajtohen.

“Prioritet për opozitën dhe punën është trajtimi i reformës zgjedhore. Amnistia Penale nuk ishte çështje që u diskutua. Ajo që ramë dakord është listimi dhe përcaktimi në një mbledhje tjetër të objektit të punës. Do ndiqen praktikat më të mira. E nevojshme të kemi mundësinë të punohet. Opozita e ka mbështetur gjithmonë amnistinë. Duhet të shohim zgjidhjet konkrete që të arrijë objektivat.

Reforma Zgjedhore ka qenë gjithmonë çështje e vullnetit politik, përveçse detyrim. Do t’i drejtohemi për ekspertizë edhe organizatave ndërkombëtare”, tha ai.

Ndërsa Damian Gjiknuri tha se formati i funksionimit të këtij grupi do të jetë përmes dialogut.

Lidhur me Komisionin e Reformës Zgjedhore, Gjiknuri tha se afati i tij ka mbaruar por përpjekjet do të vijojnë.

“Ne si pjesë e grupit të punës në emër të mazhorancës, sot filloi punë për të punuar me konsensus. Do të hulumtojmë modalitetin e punës për ligjin zgjedhor. Ne do të komunikojmë. Amnistia është e tejkaluar është në seancë. Nuk e kemi konsideruar pasi është në një fazë më të avancuar. Thelbi është çështje që kërkojnë koncesnus në interes të integrimit të vendit në BE. Formati është dialog. Amnistia duhet të marrë votat e nevojshme, ka një dialog mes grupeve parlamentare.

Konsultimet nuk janë vrarë. Opinionet dhe rekomandimet konsiderohen. Nëse do të gjejmë dakordësi mes gjithë faktorëve politikë. Janë të përfshirë edhe deputetë të tjerë nëse duan të marrin pjesë me këtë çështje. Janë pjesë e këtij grupi sa herë diskutohen. Komisioni e mbaroi afatin nuk arriti gjë. Ne do të përpiqemi me të gjitha forcat që janë në këtë grup dhe jashtë grupit. Edhe grupi i Bashës ka të drejtën të marrë pjesë në mbledhje. Do këtë transparencë kur të ketë një modalitet pune”, tha Damian Gjiknuri. 

Ngritja e këtij mekanizmi dialogu u bë pas dakordësisë mes mazhorancës dhe opozitës, pas rikthimit në normalitet të jetës Parlamentare.

Ky grup pritet të marrë vendime me konsensus për ligjet që duan 84 vota, përfshirë Reformën Zgjedhore, për të shkuar drejt votimit në parlament, me dakordësinë e palëve.

Në mbledhjen e radhës pritet të caktohet objekti i punës së grupit të dialogut që u mblodh sot në Komisionin e Ligjeve. Grupi i dialogut që do të veprojë brenda komisionit parlamentar të ligjeve, synon që të çohet përpara bashkëpunimi mes palëve për ligjet që kërkojnë 3/5 e votave në Kuvend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *