16-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Begaj: Shqipëria gjithmonë krah jush!

Spread the love

Presidenti Bajram Begaj ka uruar Kosovën për 16-vjetorin e Pavarësisë. Për Begajn, kjo është një ditë e veçantë që shënon kurorëzimin e ëndrrave të popullit shqiptar, të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Ai shkruan se Shqipëria do të vijojë të mbështesë Kosovën.

“Dëshiroj t’ju siguroj se Shqipëria do të vijojë e vendosur angazhimin për të mbështetur Kosovën. Ne do të vijojmë të punojmë për njohje të vazhdueshme ndërkombëtare dhe bashkërisht të promovojmë paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe të mbështesim aspiratat e popullit shqiptar për një të ardhme më të begatë”, shkruan Begaj.

Presidenti shprehet se Kosova është histori suksesi në Ballkan në respektimin e të drejtave të njeriut, ndërsa vë theksin tek dialogu me Serbinë. Ai shton se është rruga e vetme për arritjen e paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve mes dy vende.

Gjithashtu, Begaj ka këshilluar qeverinë e Kosovës, për të cilën thotë se duhet të bashkëpunojnë ngushtë me aleatët strategjikë, SHBA-në dhe BE.

“I ndërmjetësuar nga BE-ja dhe i mbështetur fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara, vazhdimi i dialogut është rruga e vetme drejt paqes, normalizimit të marrëdhënieve, si dhe anëtarësimit të Kosovës në organizata rajonale dhe ndërkombëtare”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *