Garda bllokoi deputetët të hyjnë brenda, Berisha fjalim nga dritarja e Kuvendit: Rama frikacak!

Spread the love

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur nga dritarja e Kryesisë së Kuvendit teksa Garda ka bllokuar depuetetët e përjashtuar të hyjnë brenda.

Sali Berisha arriti që të futej nga dera e Kryesisë së Kuvendit sepse nuk ishte në këtë listë.

Disa prej atyre që nuk u lejuan që të futen u ngjitën të ndihmuar nga kolegët e tyre duke u futur përmes dritareve të Kryesisë.

Më pas doli në dritare Sali Berisha për të mbajtur fjalim.

“Kurrë në histori deputetët nuk janë ndaluar kurrë. Edi Rama ka frikë. Shikoni ku arrin verbëria e tij. Sipas tij ata që janë përjashtuar nuk mund të marrin pjesë. As Lukashenko nuk ka marrë vendim të tillë. Ne po mbrojmë kushtetutën nganjë bandë kriminale e kryesuar nga Edi Rama. Nuk lejohet kreu I grupit me ardhë në mbledhje. Garantoj Edi Ramën se ky është vetëm fillimi dhe deputetët opozitarë nuk tërhiqen, ndërsa ti po tregon fytyrën e vërtetë, turp!” tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *