Shpërdorim detyre dhe korrupsion, Rakip Suli shkon në SPAK

Spread the love

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në lidhje me akuzën e korrupsionit dhe shkeljes së barazisë në tendera.

Ndërsa hynte në ambjentet e Prokurorisë së Posacme Suli nuk ka ndaluar të flasë për mediat.

Pas kallëzimit për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, SPAK regjistroi procedim penal për bashkinë e drejtuar nga Suli. 

Deri tani nga 10 kallëzues janë thirrur 4 prej tyre, ndërsa 6 të tjerë do pyeten këtë javë. Banorët e Kamzës u paraqitën të martën e kaluar (24 Tetor) në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për të dhënë deklarimet e tyre për kallëzimin e depozituar në SPAK pak javë më parë ndaj kryebashkiakut.

Në emër të banorëve të Kamzës, më 11 shtator Partia e Lirisë dhe këshilltarët e koalicionit Bashkë Fitojmë në Kamëz, kallëzuan penalisht në SPAK, kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli. Duke iu referuar raportit të KLSH-së pas kontrollit në këtë bashki, por edhe njoftimit dhe zhvillimit të mbledhjeve të këshillit online, ata kërkuan ndjekje penale për të zgjedhurin socialist për disa akuza si shpërdorim detyre, korrupsion dhe shkelje e barazisë në tendera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *