Buxheti 2024, Gjekmarkaj: Ka rënë në duar kasapësh, qindra miliona euro kanë ndryshuar destinacion

Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, gjatë fjalës së tij në Parlament, foli për buxhetin e vitit 2024.

Ai tha se buxheti ka rënë në duar kasapësh, të disa personave që ndajnë paratë me njëri-tjetrin. Gjekmarkaj shtoi se qindra miliona euro kanë ndryshuar destinacion teksa theksoi se është një turp i madh që vendi po braktiset në mënyrë masive.

“Qindra e miliona euro sot ndryshuan destinacion. Qytetarët po braktisin masivisht vendin. Çmimet janë rritur e kanë shkuar në qiell.

Ky buxhet ka rënë në duar kasapësh, duke qenë në duar të pak njerëzve. Nuk e di se kush mund të durojë dot kaq shumë dokrra me kaq shumë intensitet”, tha Gjekmarkaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *