Inati i Eglës me Julin paska qenë i hershëm, aktori: Ke ardhur tek unë për audicion dhe të kam nxjerrë jashtë 

Spread the love

Mesditën e sotme është kuptuar inati që Egla kishte që në fillim të Big Brotherit me Julin. Ky i fundit  është kthyer pas në kohë dhe i ka kujtuar sot Eglës kohën kur e refuzoi për audicionet e një projekti.

“Ke ardhur tek unë për audicione dhe të kam nxjerrë jashtë. Thuaja njerëzve të vërtetat e tua”, i tha Juli, Eglës.

Aktorja iu kthye duke i quajtur gënjeshtra deklaratat e tij, ndërsa debati nuk u ka shpëtuar ofendimeve dhe gjykimeve personale. Debati mes dy banorëve është i hershëm.

Në vetëm pak ditë qëndrimi në shtëpinë më të famshme, përplasja nisi për të brendshmet e Julit, ku Egla i kërkoi të mos shfaqet gjysmë i zhveshur në dhomë me vajzat. Për të njëjtën arsye, aktorja ka patur debate edhe me ish-banorin, Graciano Taganin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *