Dikur punonin bashkë, Visjan Ukcenaj: Egla nuk është në gjendje të vazhdojë lojën

Spread the love

“Nuk e njoh nga afër, por ajo që shoh nuk më pëlqen fare”. Kështu u shpreh aktori i humorit, Visjan Ukcenaj, teksa po komentonte lojën e Egla Cenos në “Big Brother VIP 3”.

Visjani ishte një ditë më parë i ftuar në studion e emisionit “Shqipëria live”, ku për Eglën tha ‘se nuk mendon se është në gjendje për të vazhduar lojën’.

“E njoh Eglën, ka qenë tek emisioni ku kam qenë më përpara. Ka punuar dy tre javë. Nuk e njoh nga afër, por ajo që shoh nuk më pëlqen fare. Ajo që shoh, absolutisht jo dhe më duket se nuk është në gjendje për të vazhduar lojën. Nuk e di nëse rrezikon këtë herë, por dua që Graciano të rrinte sepse mendoj që i duhet shtëpisë më shumë se sa Egla. Ajo ka bërë gjëra të gabuara më shumë seç duhej në atë shtëpi”, tha aktori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *