“Do vijë dita që do më kërkosh falje”/ Meritoni dhe Egla bëjnë paqe: Unë të kam dashur

Spread the love

Meriton Mjekiqi dhe Egla Ceno, pas përplasjeve të shumta kanë kaluar një moment ‘paqeje’ së bashku, ndërsa kanë shprehur vlerësimet për njëri-tjetrit gjatë këtij rrugëtimi në BBV.

Moderatori u shpreh se ndoshta do vijë dita që ata do t’i kërkojnë falje njëri-tjetrit për të gjitha situatat mes tre, ndërsa tha se e ka dashur dhe respektuar aktoren.

Nga ana tjetër, edhe Egla ka shprehur vlerësim për Meritonin, duke thënë se debatet me të kanë qenë të vërteta dhe jo të të stisura dhe të ndyra siç kërkon Juli dhe Françeska të bëjnë me të.

Pjesë nga biseda:

Meritoni: Do vijë dita që do më kërkosh, e ndoshta do të të kërkoj falje

Egla: E di pse

Meritoni: Se më ke lënduar

Egla: Nuk të kam lënduar, ti më ke lënduar dhe provokuar. Un kam qenë e detyruar të reagojë.

Meriton: Tek dhoma e bardhë kemi kaluar momente të vështira, duke i bërë ti të vështira. Duke mos pranuar urimin

Egla: Po çfarë urimi mo, ju më bastarduat deri natën e ditëlindjes, unë ta pranoja, për çfarë ta pranoja. Si mund ti pranosh nga dikë që të degjeneron, të tall. Megjithatë, e di për çfarë të respektoj, që debatet me ty nuk janë të stisura dhe të ndyra si kërkon Juli dhe Françeska të bëjnë me mua. Ne të dy kemi ca gjera prej vërteti. Ai po kërkon të më njollosi. Kam zero respekt për ta. Të respektoj dhe veten dhe ty.

Meriton: Unë e kam të përjetuar me ty, dhimbje, kemi qenë të afërt, të gjitha. Nëse ka dikë që e kam respektuar e kam dashur si njeri në këtë shtëpi, ka qenë e vërtetë që ke qenë ti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *