Marrëveshja Rama-Meloni, Tabaku: Skandaloze që Çuçi di se kur do të zbardhen vendimet e Kushteteses

Spread the love

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me komentet e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen Rama-Meloni do ta zbardhet për pak ditë.

Ajo e cilëson skandaloze faktin që Bledi Çuçi di se kur zbardhen vendimet e gjykatës.

“Më duket skandaloze që kryetari i Grupit të PS di se kur do të zbardhet vendimet Gjykatës Kushtetuese.

Është e pa tolerueshme dhe e pa konceptueshme në ndarjen e pushteteve dhe në drejtësinë që ne duam dhe po ngremë që kryetari i grupit të PS të thotë se do të zbardhet për pak ditë vendimi.

Këtë shtet e mbajnë ligjet, procedura dhe institucionet.

Nëse bien parimet, bien shtyllat që kontrollojnë edhe balancën e pushtete dhe ruajnë parlamentin që të mos bëhet zgjatim i qeverisë, atëherë ndodhemi në një moment shumë të rrezikshëm”, tha Tabaku.

Ndërsa në lidhje me projektligjin e Amnistisë Penale, Tabaku tha se opozita e mbështet dhe do ta votonte nëse do të ishin në kushte normale të funksionimit të jetës parlamentare.

“Mendimi im personal, PD duhet të bëjë propozime konkrete për Amnistinë Penale.

Në dijeninë time janë bërë, ato duhen ulur dhe vënë në një vend dhe duhet të jenë të opozitës.

Nuk kam dëgjuar dhe nuk do të jenë nisur nga Grupi Parlamentar i PD diskutime për amnistinë. Opozita ka mbështetur amnistinë. Do të ishte një votë mbështetjeje nëse do të ishim në kushte normale”, tha deputetja e PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *