‘Arratisja’ e Ilir Metës nga skena politike dhe ‘pakti i heshtur’ me SPAK!

Spread the love

Tërheqja e Metës, tregon se ai ka mësuar nga gabimet e Berishës, të cilat e izoluan atë brenda katër mureve të banesës së tij.

Kreu i PL-së, u bë i gjallë ditën e sotme pas një mungese të gjatë në skenën publike dhe atë politike. Që në momentin kur SPAK vendosi të merrte në dorë çështjet e lidhura me ish-presidentin, ky i fundit ndryshoi komplet strategji.

Ndryshe nga aleati i tij opozitar, Sali Berisha, i cili u ngrit në këmbë me gjithçka kishte, duke sulmuar SPAK-un dhe drejtësinë e re se hetimet ndaj tij ishin politike, Meta ka zgjedhur të heshtë.

Tërheqja e Metës, tregon se ai ka mësuar nga gabimet e Berishës, të cilat e izoluan atë brenda katër mureve të banesës së tij.

Edhe në daljet e tij tepër të rralla publike tashmë, si ajo e sotmja, Meta tregohet i kujdesshëm në ato që thotë. SPAK-u përmendet përciptazi në fjalimet e tij dhe në raste të rralla hedh ndonjë akuzë ‘universale’, se drejtësia e re kontrollohet nga Rama.

Meta masa duket ka kuptuar, se ‘heshtja’ në këto momente do t’i blejë atij sado pak kohë, në përballjen me drejtësinë. Heshtja e ish-presidentit ngjan në fakt si një “pakt” mes tij dhe SPAK-ut, me këtë të fundit që ka hapur fronte ‘lufte’ sa majtas e djathtas dhe një front i tretë do të ishte i tepërt për momentin.

Si duket, SPAK në këmbim të ‘heshtjes’ së Ilir Metës, e ka kaluar në plan të dytë dosjen e ish-presidentit dhe aktualisht po merret me dy ‘peshkaqenë’ të mëdhenj si Berisha dhe Beqaj.

Por gjërat nuk janë aq të thjeshta për ish-presidentin, pasi SPAK duket se e ka detyruar Metën, të praktikojë masën e parë të sigurisë që do të merret ndaj tij, atë të “detyrim paraqitje”!

Kjo pasi sa herë që në ‘skutat’ mediatike flitet se Meta mund të jetë arratisur jashtë, apo se po krijon kushtet për t’iu shmangur hetimit, ish-presidenti detyrohet të dalë nga ku është fshehur, si për t’i treguar SPAK-ut që nuk ka prishur ‘paktin e heshtur’.

Në një farë mënyre Meta duket se ka pranuar fatin e tij, por po tenton të shmangë një trajtim poshtërues si ai ndaj Berishës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *