Greqia në panairin e Klikut, vjen me produktin risi të karikuesve elektrikë

Spread the love

Në panair, vjen si pjesë e Grupit Hellas Construction, kompania e cila operon në Shqipëri, Greqi, Maqedoninë e Veriut, Mal i Zi, Holandë dhe në Ganë. Në këtë edicion, firma prezantohet në ekspozitë me produktin risi në teknologjinë e lëvizjes së gjelbër.Kompania është krijuar në 2001 dhe ka vazhdimësi në tregun shqiptar, kryesisht në fushën e telekomunikacionit dhe instalimeve speciale për të përshtatur teknologjinë.“Pjesa e energjisë, duke qenë pjesë e përbërë e telekomunikacionit, vjen një orientim i ri i kompanisë, që ka të bëjë me energjinë e rinovueshme dhe ofrimin e karikuesve për automjetet elektrike”, shprehet Ilir Baku, Departamenti i Energjisë së Rinovueshme. Duke shtuar se ky drejtim i ri është krijuar jo më shumë se 6 muaj dhe brenda këtij harku kohor kompania ka një produkt të ri në bazë të një kontrate ekskluzive me prodhuesin. Ky bashkëpunim vjen me MC Chargers, i vetmi prodhues në Greqi për karikues elektrik, i cili mbulon gamën e makinave elektrike në vend.Me një ekip inxhinierësh dhe ekonomistësh të frymëzuar nga “iniciativat e gjelbra” dhe lëvizshmërinë elektrike dhe të specializuar në zhvillimin e stacioneve të karikimit të automjeve elektrike, të certifikuara nga Bashkimi Evropian, përfaqësuesit e kompanisë shikojnë me shqetësim ndërgjegjësimin e përdoruesve për tu adresuar tek pikat e duhura të karikimeve për automjetet elektrike.Shqipëria ka një trend në rritje të automjeteve elektrike, por mbulimi i stacioneve të karikuimit të automjeteve elektrike mungon jashtë territorit të Tiranës, e cila vështirëson aksesin në pikat e duhura të furnizimit me energji elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *