Panairi Klikut, sipërmarrësit italianë, interes për tregun shqiptar

Spread the love

Nē Panairin e Klik Ekspo Group, sipërmarrësit italianë bēhen pjesë me diversitet produktesh dhe shërbimesh.

Një nga to është firma Grandi Navi Veloci (GNV), një kompani tragetesh, e cila operon për 30 vjet në tregun botëror të transportit detar, në linja si Genova- Palermo, Genova -Tunizi, Durrës – Bari, e të tjera.

“Prej vitit 2015 jemi në Shqipëri me linjën Durrës -Bari”, thotë përfaqësuesi i kompanisë, Ilir Hyka.  Duke shtuar se kompania ka një flotë prej 26 tragetesh të forta dhe të shpejta, me qendër në Genova dhe ka rreth 3000 të punësuar. Pjesë e grupit Mediterranean Shipping Company(MSC), ofron shërbime për 2000 pasagjerë, me kapacitet për 500 autovetura, duke përfshirë 500 kabina luksose.

Një tjetër kompani që tërhoqi vëmendjen e shumë vizitorëve në panair është Kapsula.al, një kompani e specializuar në shpërndarjen e suplementeve me cilësi të lartë nga market e njohura italiane si Nutrileya dhe Tuenda.

“Vijmë në panair si distributori zyrtar i kompanisë Tuenda, një ndër kompanitë më prestigjoze në prodhimin dhe shpërndarjen e pajisjeve teknologjike mjekësore, në fushën e farmaceutikës, fizioterapisë, kujdesit të shëndetit dhe bukurisë”, thotë përfaqësuesi i kompanisë, Kapsula.al

Kompania u vlerësua në ceremoninë e mbylljes së panairit nga organizatorët e panairit, për një fushatë intensive të promovimit të produkteve të tyre në panair, e cila solli një ndërveprim dhe fluks të madh të shumë vizitorëve që kishin interes për produktin dhe panairin në përgjithësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *