Zbulohen skandalet e BKS-së, Sami Mazreku dorëhiqet dhe çështja i kalon Prokurorisë së Kosovës

Spread the love

Rezultati i auditimit pas investigimeve të Pamfletit konfirmuan rrezikshmëri të lartë për sistemin financiar…

Sami Mazreku, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), ka dhënë dorëheqje sot nga kjo pozitë.

Dorëheqjen e tij, Mazreku e ka konfirmuar përmes një postim në rrjetin e tij social Facebook.

Sipas burimit tonë brenda BKS-së, Mazreku do të qëndronte dhe në muajin dhjetor si drejtor i dorëhequr, ashtu siç dhe ndodhi.

Mazreku, ishte në dijeni se do të shkarkohej nga pozita e drejtorit të BKS-së për shkak të keqpërdorimeve të panumërta që ka bërë brenda këtij institucioni, të cilat janë denoncuar përmes një serie shkrimesh nga ‘Pamfleti’ dhe për çka kanë nisur tashmë hetimet nga organet e drejtësisë në Kosovë, prandaj më 4 dhjetor siç raportuam ai dha dorëheqjen, duke “shmangur shkarkimin” dhe largimin e tij, sipas marrëveshjes që ka arritur me kolegët e deritashëm në BKS.

Sipas kësaj marrëveshje, ai qëndroi edhe dhjetorin në këtë post. Dhe pikërisht tani sapo zyrtarizoi dorëheqjen e tij publikisht.

Burime të Pamfletit sot kanë konfirmuar po ashtu se Mazreku u detyrua të largohet pas autidimit nga ana e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), pasi pronarët i thanë mjaft më Sami ik nga BKS.  Rezultati i auditimit konfirmoi rrezikshmëri të lartë për sistemin financiar

“Unë sot kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), duke iu falënderuar të gjithëve një nga një për bashkëpunimin që ma keni ofruar gjatë 38 muajve të fundit sa unë kam drejtuar një Institucion të rëndësishëm siç është Byroja Kosovare e Sigurimit”, ka shkruar ai në letër dorëheqjen e tij të publikuar sot.

Në këtë sqarim për opinion të dorëheqjes së tij ai ka numëruar disa siç i ka quajtur “në të mirë të pronareve të kompanive të sigurimeve”

Ndërsa shumë shkurt ka folur për arsyen që ka quar në dorëheqjen e tij.

“Mos aprovimi i kërkesës sime që së bashku me vendimin që ka marrë Asambleja për delegimin e trajtimit te dëmeve në kompani të sigurimeve, të transferohet edhe një pjesë konsiderueshme e stafit që lidhet me trajtimin e dëmeve si dhe mos aprovimi i buxhetit për edukim financuar ku përfshihet publikimi i gazetës, mirëmbajtja e ueb faqes, organizimi i tryezave, konferencave me gazetarë, seminareve me gazetarë, dizajnimi i grafikave… etj kanë pamundësuar që unë të vazhdoj edhe më tutje të jem në krye të BKS-së. Andaj edhe njëherë unë ndihem me fat që kam pas pasur mundësinë ta menaxhoj një Institucion të tillë dhe ndihem krenar që kam arritur te le ne gjendje siç është sot”, ka thënë Mazreku. Por, askund ai nuk ka përmendur hetimet e nisura ndaj tij nga organet e hetuesisë së Kosovës për keqpërdorime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *