Komisioni Europian “demaskon” Alfred Pezën: Emërimi i tij politizon RTSH, shqetësim shkarkimi i gazetarëve

Spread the love

Në progres-raportin e publikuar dy ditë më parë, theksohet se emërimi i Pezës në krye të RTSH politizon institucionin…

Komisioni Europian i ka dhënë një goditje të fortë kapter Pezës në krye të RTSH. Emërimi i tij në krye të Raditelevizonit Publik shihet me shumë shqetësim nga Brukseli, pasi kemi të bëjmë me një emërim politik.

Sapo Alfred Peza mori detyrën, shkarkoi gjithë gazetarët me përvojë dhe futi aty çupëlina dhe miq e shokë të tij. Por KE e sheh me shqetësim një gjë të tillë. Në progres-raportin e publikuar dy ditë më parë, theksohet se emërimi i tij në krye të RTSH politizon institucionin, i cili duhet të jetë i pavarur.

Në qershor, Këshilli Drejtues i transmetuesit publik zgjodhi me unanimitet një Drejtori të ri të Përgjithshëm. Fakti që i emëruari mbante postin e Sekretarit për Marrëdhëniet me Median në Partinë Socialiste në pushtet deri në shtator 2021, ka ngritur disa shqetësime për pavarësinë e ardhshme të transmetuesit publik. Deri në korrik 2023, dhjetëra punonjës të medias janë shkarkuar nga menaxhmenti i sapoemëruar”, thuhet në progres-raport.

Peza ka qenë deputet i PS-së, i emëruar nga Rama. Si deputet, mbahet mend për binjakëzimin e skuadrës së Shkumbinit me ekipin italian të Lazios.

Peza mori goditje të rëndë me aferën financiare, ndërsa gjeti punë te Irfani. Kur Edi Rama u prish në pazare me Irfan Hysenbelliun dhe i çoi fadromat tek hoteli që kishte shtrirë deri në det, Peza doli kundër Ramës, pasi Irfani e kishte marrë në punë.

Të gjithë e mbajnë mend kapterin kur doli para kamerave duke folur për veprime arbitrare dhe paligjshmëri nga pushteti. Por pastaj ju lëpi sërish Ramë dhe ky i fundit e emëroi në RTSH. /Pamfleti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *