Qeveria refuzon të rrisë buxhetin për SPAK, Dumani: Na nevojiten 750 milionë lekë për godinë të re

Spread the love

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkon një fond shtesë prej 750 milionë lekësh në Pr/Buxhetin e vitit 2024, kryesisht në zërin e investimeve për ta kthyer godinën e re të SPAK në funksionale.

Kërkesa u paraqit nga SPAK këtë të enjte në Komisionin për Çështjet Ligjore, në Kuvendin e Shqipërisë, ku u diskutua Pr/Buxheti i vtit 2024 i SPAK.

Gjatë diskutimeve, Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Ligjore, Klotilda Bushka Ferhati tha se kjo kërkesë duhet adresuar nga Ministria e Financave.

Prezantimin e projektbuxhetit në komisionin e Ligjeve, që i zhvilloi punimet online e bëri Armand Shini, Drejtor i Buxhetit pranë SPAK.

“Pr/Buxheti i vitit 2024 për SPAK parashikohet 1.5 miliard lekë, kjo e ndarë në zërin paga 979 milion lekë, sigurimet shoqërore 123 milion lekë, mallra e shërbime 228 milion lekë dhe 250 milion lekë investime. Ky buxhet në fakt nuk plotëson kërkesat e paraqitura nga ana jonë. Në zërin e pagave kërkohet shuma 216 milion lekë shtesë, në zërin mallra e shërbime 24 milion lekë, tek investimet  309 milion lekë. Kontributet e shoqërore e tejkalojnë kërkesën tonë. Tek pagat ka një mangësi në financim në shumë 74 milion lekësh. Zëri i pagave konstatojmë që nga Ministria e Financave nuk janë marrë parasysh efektet në pagën bruto, për gatishmërinë, orët jashtë orarit apo shpërblimet për rezultatet në punë”, tha Shini.

Sipas Drejtorit të Buxhetit të SPAK, çështja kryesore paraqitet te zëri investimeve.

“Si rrjedhojë e vendimit të VKM, nr 378, 21/06/2023, është marrë godina e re që ka qenë në pronësi nga Ujësjellës dhe Kanalizimeve Sha. Kjo ndërtesë ka nevojë imediate për përshatjet për të mundësur kalimin e stafit të SPAK në këtë godinë. Kemi bërë një parashikim të fondeve të nevojshme. Investimet kanë kërkojnë 500 mln lekë, teksa për pagat kërkohen 250 mln lekë shtesë.

Pasi pas investimit në godinë, do të vijmë edhe tek kërkesa për 50 punonjës shtesë tek BKH, të cilët s’po punësohen për shkak të infrastrukturës së vogël që kemi. 97% është pritshmëria jonë për realizimin  e buxhetit të vitit të ardhshëm”, theksoi Shini.

Për këtë ishte foli vetë edhe kreu i SPAK Altin Dumani.

Ai duke theksuar se investimi për godinën e re duhet bërë brenda vitit 2024.

“Ne përgjithësisht i gjejmë të adresuara kërkesat tona. Edhe në lidhje me zërin e investimeve duket qartë, që është vullneti për të investuar. Është bërë një ndarje, një pjesë në vitin 2024, një pjesë në vitin 2025. Do ishte e mira të na jepej fondi i duhur buxhetor, për ta kthyer funksionale godinën brenda vitit 2024. Kjo bëhet funksionale vetëm nëse kemi fondin, pasi godinën e  kemi, përballë zyrave tona është shumë afër dhe vijojmë punojmë tej kapacitete dhe s’mund të plotësojmë as stafin dhe organikën e kërkuar, pasi s’kemi ku t’i fusim punonjësit tanë.”, tha Dumani.

Ndërsa deputet i PS, Klevis Xhoxhi tha se SPAK është një nga ato institucionet e drejtësisë që ka mbështetjen e qeverisë shqiptare, duke marrë 58% më shumë buxhet se një vit më parë.

“Në fakt buxheti për vitin 2024 është rreth 1. 58 miliard lekë, 1.1 miliard lekë janë shpenzime për pagat. 228 milionë lekë shpenzime dhe mallra dhe 250 milion lekë janë për investime. Numri i punonjësve 271 punonjës në vitin 2024. Në krahasim me vitin 2023, në buxhetin e viti 2024 është 580 mln lekë më shumë, apo 58% më shumë se në vitin e shkuar. Shpenzimet për pagat u rritën 34%”, tha Xhoxhi.

“770 milion lekë është shtesa totale e kërkuar nga SPAK, ku fokusi më i madh për investime dhe pagat. Në rakordim me Ministrinë e Financave kërkojmë ti japim mbështetjen e kërkuar kësaj strukture.”, tha Xhoxhi

Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Vilma Çausholli tha se “kemi vendosur 100 milion lekë kontribute në paga për gardën që është në shërbim pranë SPAK dhe punonjësve të SPAK. Lidhur me kërkesa shtesë të paraqitura nga SPAK, për çështjen e orëve të gatishmërisë, kjo është praktikë buxhetore, shpenzimet e personelit përllogariten në tregues në aktet ligjore të miratuara, struktura organike dhe elementët përbërës siç parashikon ligji.

Orët e tjera që lidhen  me gatishmërinë, shpenzime për dieta etj etj, që nuk  lidhen drejt për drejt me pagën, duhet të parashikohen fondet e shpenzimeve operative”, tha Çausholli.

“Për vitin 2024, kanë patur një rritje 100 milion lekë. Investime janë çështje që duhen analizuar në vijim, pasi duhet parë nëse do realizoheni këto brenda vitit 2024, pasi do kishim më tutje një menaxhim jo efektivë të këtyre fondeve buxhetore të paraqitura”, tha Çausholli.

Në përfundim të diskutimeve Klotilda Bushka Ferhat u shpreh pro kërkesës së SPAK.

“Ne do donim të donim ta realizonit këtë objektivë. Dhe për Ministrinë e Financave, nisur nga argumentimi i treguesve dhe mundësitë tona buxhetore, duam që kjo kërkesë e SPAK të merret në konsideratë dhe të jetë pjesë e relacionit buxhetor kur të shqyrtojmë nen për nen projektbuxhetin”, tha Bushka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *