Pas fitores së zgjedhjeve, Putin kërkesë të veçantë shërbimeve sekrete për ‘tradhtarët’

Spread the love

Presidenti rus Vladimir Putin, duke iu drejtuar me një fjalim Shërbimit Federal të Sigurisë së RUsisë, bëri thirrje për ‘gjueti’ të tradhëtarëve. Ai tha se duhet të identifikohen dhe të ndëshkohen.

“Ne do t’i ndëshkojmë pa afat, kudo që janë”, tha ai, duke shtuar se Rusia nuk do t’i harrojë tradhtarët që kryen krime kundër shtetit.

Putini iu referua në mënyrë specifike sulmeve të Ukrainës në rajonin kufitar të Belgorodit, ku kohët e fundit u shënuan viktima civile. Mes të premtes dhe të dielës, ndërkohë që po zhvilloheshin zgjedhjet presidenciale në Rusi, u shënuan sulme intensive në rajon.

Presidenti i bëri thirrje gjithashtu FSB-së që të bashkëpunojë me shërbimet e tjera të inteligjencës në forcimin e operacioneve kundër terrorizmit.

“Ne po përballemi me një kundërshtar të fortë dhe të rrezikshëm, i cili ka një gamë të gjerë informacioni, burimesh teknike dhe financiare në arsenalin e tij”, tha Putin.

“Është gjithashtu e nevojshme të forcohet siguria kufitare, për shembull duke rritur efikasitetin e njësive të lëvizshme”, tha Putin.

Ai iu referua kufijve tokësorë dhe detarë, përfshirë Detin e Zi, ku forcat ukrainase ishin të suksesshme kundër marinës ruse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *