Farsa e Saliut me komisionet: Check-up mbaroi më 6 janar 2024 dhe Vilma ka humbur; dosja e Sterilizimit shkoi në gjyq

Spread the love

Familja Berisha dhe Klodian Allajbeu, janë ortakë te Spitali Amerikan; ka ortakëri publike me Shkëlzen Berishën te ferma e boronicave në Gërdec, por dhe te resorti “Equos” në Mullet të Tiranës; ndërsa  te koncesioni i Hemodializës që ka marrë, ka pjesë familja Meta-Kryemadhi, nëpërmjet Petrit Vasilit…

Pazari Rama- Berisha, si produkt në prapaskenë, ka lënien në harresë të aferave e krimeve të tyre; marrjen në kontroll të SPAK e Gjykatës Speciale dhe sundimin e përbashkët në politikë e pushtet. njeri me mandat legal afatgjatë e tjetri në hije; ndërsa në publik, hodhën për konsum dy komisione pa efekt ligjor, nga 8 komisione që kërkuan kur u frynin bilbilave e hidhnin tymuese.

Mes tyre, Foltorja kishte kërkuar hetim parlamentar për 4 koncesionet e Check- up, Sterilizimi i Pajisjeve Kirurgjikale, Laboratorëve Mjekësorë dhe të Hemodializës, që kanë dhënë Ilir Beqja e Ogerta Manastirliu, me afate 10-vjeçare e vlerë totale 470 milionë Euro.

Farsa e Saliut me komisionet: Check-up mbaroi më 6 janar 2024 dhe Vilma ka

Por me urdhër të Edi Ramës e Sali Berishës; Bardhi e Gjekmarkaj të Foltores dhe Nikolla e Çuçi të PS, bënë pazar brenda pazarit, që të ngrihen vetëm dy komisione hetimore parlamentare: Check-up dhe Sterilizimi i Pajisjeve Kirurgjikale.

Pazari për këto dy koncesione, është farsë e Sali Berishës dhe skemë e Edi Ramës, mbasi koncesioni i Check-up ka përfunduar më 6 janar 2024, kur “trimat” e Foltores hidhnin tymuese.

Përfituesja Vilma Nushi, pas nisjes së hetimit nga SPAK, humbi nga qarkullimi; koncesioni i Check-up është ri-shitur disa herë, madje 1 herë në Angli te dhëndri me 4 emra i Vilma Nushit, ndërsa dokumentet origjinale janë zhdukur e kanë mbetur ca letra të fotokopjeve të shqyera.

Farsa e Saliut me komisionet: Check-up mbaroi më 6 janar 2024 dhe Vilma ka

Hetimi për këtë koncesion është pa efekt, sepse së pari, po bëhet “pas pilafit” të Ramës, Beqjes e Vilma Nushit; së dyti, sepse prej 4 vitesh hetim, “profesorët” e SPAK aktruan sikur nuk zbuluan asnjë provë; dhe së treti, prej 3 muajsh ka kaluar afati 10-vjeçar i parashkrimit si vepër penale.

Të njëjtën hipokrizi, Foltorja po bën edhe me komisionin hetimor për Sterilizimin, mbasi edhe ky nuk ka asnjë efekt parlamentar e ligjor, sepse kjo dosje ka përfunduar si hetim, është çuar për gjykim dhe quhet e mbyllur si çështje, ndërsa si koncesion përfundon në dhjetor 2025.

Por nuk do hetohet Hemodializa që ka marrë Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan dhe koncesioni i Laboratorëve Mjekësor  që ka marrë mafiozi Janis Karathano, me vlerë totale 200 milionë Euro, mbasi Foltorja nuk e kërkoi me urdhër të Sali Berishës, pas pazarit që bëri me Edi Ramën.

Sepse familja Berisha dhe Klodian Allajbeu, janë ortakë te Spitali Amerikan; ka ortakëri publike me Shkëlzen Berishën te ferma e boronicave në Gërdec, por dhe te resorti “Equos” në Mullet.

Te koncesioni Hemodializës i Klodian Allajbeut, ka pjesë dhe familja Meta-Kryemadhi, nëpërmjet Petrit Vasilit me firmën e tij “Mega Pharma Sh.p.k”, që shërbeu si maskë e këtij koncesioni me blerje e shitje  fiktive për të fshehur gjurmët.

Farsa e Saliut me komisionet: Check-up mbaroi më 6 janar 2024 dhe Vilma ka

Te koncesioni i laboratorëve, që i është dhënë Janis Karathano, përveç ortakërisë që ka Albana Vokshi nëpërmjet burrit zyrtar; ka pjesë dhe familja Meta-Kryemadhi, nëpërmjet Brisida Shehut, maskuar pas të ëmës e vëllait të saj, që menaxhojnë këtë koncesion.

Ja përse Foltorja, që u betua se do bënte namin me hetimin e koncesioneve në shëndetësi; bëri ujdi me PS-në dhe hoqi dorë nga koncesioni i Hemodializës që ka marrë ‘gulenisti’ Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan dhe nga koncesioni i Laboratorëve që ka marrë mafiozi Janis Karathano.

Ashtu siç Gazi dhe “trimat” e tij, “harruan” të kërkonin hetimin për charterin e Bablokut, kullat e Alabbar, investitorët strategjikë etj., etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *