Tabaku akuza të forta Ballukut në Kuvend: Premtuat që 400 mln euro-t nuk do të dalin nga buxheti i shtetit, mbaj përgjegjësi

Spread the love

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka replikuar ashpër ditën e somte në Kuvend me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku për premtimin e saj në Kuvendin e Shqipërisë se 400 mln euro për ndërtimin e portit të ri të Porto Romanos nuk do të dilnin nga buxheti i shtetit.

Tabaku, gjatë diskutimit në lidhje me Aktin Normativ të Buxhetit për 2024, iu drejtua ministres Belinda Balluku duke i thënë se duhet të mbajë përgjegjësi për fondet fondet publike që do dalin nga buxhetit i shtetit për Portin e Durrësit.

Ligjvënësja demokrate u shpreh se ministrja e Infrastrukturës ka deklaruar në Parlament se asnjë lekë s’do nxirrej nga buxheti i shtetit, por ndërkohë në Kuvend diskutohet ndryshimi i buxhetit me akt normativ.

‘Këto retorikat ‘ne kundër zhvillimit, ne kundër turizmit’ nuk shkojnë më A keni ardhur në këtë parlament dhe keni premtuar që 400 mln euro nuk do të dalin nga buxheti i shtetit, a keni bërë konferencë donatorësh me bankat zhvilluese që do të ndërtojnë portin e ri. Dhe sot po sillni në Parlament pikërisht faktin ndryshimin buxhetit pikërisht për portin.

A tha në këtë Parlament që asnjë lekë nuk do të nxirret nga buxheti i shtetit për portin që sot iu është dhënë për zhvillim një private. Kjo është pyetja. Sot duhet të mbani përgjegjësi për fondet publike që do dalin nga buxhetit i shtetit, nga taksat e rriturat që po shkojnë për Portin e Durrësit që u premtua se nuk do të shkojnë.’, tha Tabaku.

Ndërsa ministrja e Infrastrukturës u “justifikua” duke thënë se shteti shqiptar duhet të investojë për të mbajtur pronësinë e Portit për arsye sigurie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *