Bardhi akuza Bashës: Trego kush ka hyrë mik që nuk firmose për Xhaçkën

Spread the love

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është kundërvënë sot Lulzim Bashës, lidhur me qëndrimin e kreut të PD për mandatin e Xhaçkës.

Ai u shpreh se Bashës i ka hyrë në qejf që të flasë me veten, ndërsa e akuzon se i kanë hyrë mik bashkëpunëtorët e tij për të mos firmosur për mandatin e Xhaçkës.

“Zoti Basha, edhe pse s’do të doja të merresha me të. Atij i ka hyrë në qejf që të flasë me veten. Zoti Basha nuk ka firmosur as herën e parë për Xhaçkën. Ai i di arsyet. Ai është një nga ata deputetë që nuk ka pranuar as të firmosë për mocionin. Arsyet pyetini. Se kush janë bashkëpunëtorët e tij që kanë miqësi me Olta Xhaçkën që kanë ndërhyrë te zoti Basha për të mos firmosur pro.

Basha flet me vete dhe i shkon të flasë me vete. E vetmja rrugë që kërkon të zgjidhë çështjet është GJK. Kushdo që bashkohet me mazhorancën, mund të shkojë tek byrektorja e zotit Basha. Unë nuk di që duke bllokuar Foltoren, i hiqet mandati Olta Xhaçkës. Ne mund të bërtasim sa të duam, kur u mor vendimi, por duhet të bëjmë padi që mandati i Olta Xhaçkës të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. Basha ka refuzuar të nënshkrujë për të dërguar në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës”, tha Bardhi gjatë fjalës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *