SPAK prek fundin, merret me gratë dhe fëmijët e ‘armiqve’ të Bablokut

Spread the love

SPAK ka bërë ‘goditjen e madhe’ ditën e sotme duke u marrë me gratë dhe fëmijët e armiqve të Bablokut.

SPAK pasi la jashtë hetimeve ish ministrin Ilir Beqaj për aferën 100 milionë euro dhe Olta Xhaçkën e cila vazhdon të jetë në sallën e Kuvendit pavarëshisht falsifikimit të dokumenteve për resortin 5.5 milionë euro në Dhërmi, gjen kohën për të marrë të pandehur bashkëjetuesen e ish zv/kryeministrit, Arben Ahmetajt Erjola Hoxha.

Ndërkohë dje SPAK i komunikojë akuza për “fshehje dhe mos deklarim të pasurisë”, si dhe “pastrim të produkteve të veprës penale” ish bashkëshortes së tij, Albina Mançka.

E njëjta akuzë iu komunikua avokatëve mbrojtës të bashkëjetueses aktuale të ish numrit dy të qeverisë.

Albina Mançka, ish-bashkëshortja e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj është paraqitur dje në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Për Maçkën ka pasur një fletëthirrje për t’u paraqitur në GJKKO më 21 mars, por seanca u shty për në datën 26 Mars.

Mançka është pyetur nga prokurorët, në lidhje me pasurinë që ka ndarë me ish-zv-kryeministrin e vendit. Mançka mësohet të ketë thënë gjatë marrjes në pyetje se vilën që i është sekuestruar ia ka lanë shoqja e saj, e cila jeton në Zvicër. Ajo tha se personalisht në emër të saj ka vetëm një shtëpi në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *