Ligji për emigrantët, Parlamenti italian miraton paktin Rama-Meloni

Spread the love

Parlamenti italian miratoi me 155 vota pro dhe 115 kundër (2 abstenime) projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët, “për forcimin e bashkëpunimit në çështjet e migracionit”.

Marrëveshja hyn në fuqi në datën e rënë dakord mes palëve dhe mbetet në fuqi për 5 vite me mundësi rinovimi në heshtje përveç rastit kur njëra prej palëve nuk e dëshiron më një gjë të tillë.

Ndërkohë Gjykatës Kushteta e Shqipërisë ka pezulluar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.

Kushtetuesja vlerësoi si të ligjshme kërkesën e 30 deputetëve të opozitës, të drejtuar nga Gazment Bardhi që kërkuan pezullimin e miratimit, si hap i parë dhe më pas shfuqizimin si antikushtetues të  marrëveshjes Rama-Meloni për pritjen në Shqipëri të emigrantëve të huaj, që kapen në detin Mesdhe.

Më 6 nëntor kryeministri Edi Rama dhe homologia italiane, Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve. Sipas marrëveshjes për emigrantët porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj.

Shpenzimet për këtë vendim politik deri më tani do të përballohen nga Italia, e cila do t’i paguajë Shqipërisë fondin e parë në shumën 16.5 milionë euro, brenda një 3-mujori. Parashikohet që mbi 100 milionë euro të jenë të ngrira në një llogari bankare të nivelit të dytë si garanci. Italia, ndërkaq merr përsipër të gjitha shpenzimet për kujdesin spitalor sipas legjislacionit shqiptar, pas administrimit të trajtimeve spitalore të palës shqiptare. Emigrantët do të qëndrojnë në pritje të përgjigjes për azil nga autoritetet italiane në strukturën që do ndërtohet po nga italianët.

Kohëzgjatja e marrëveshjes do të jetë 5 vjet, por mund të shtyhet automatikisht edhe me 5 vite të tjera nëse ndonjëra nga palët nuk komunikon të paktën gjashtë muaj përpara afatit të përfundimit qëllimin e saj për të mos e rinovuar këtë protokoll.

Më 21 nëntor, Dhoma e Përfaqësuesve në Parlamentin Italian miratoi me 189 vota pro dhe 126 kundër rezolutën e mazhorancës italiane, pavarësisht kritikave të opozitës.

Si do të funkionojë pakti Rama-Meloni

Emigrantët që shpëtohen në Detin Mesdhe dhe kërkojnë azil në Itali do të strehohen në Shqipëri, ndërsa Italia financon për ngritjen e qendrave për pritjen e tyre.

Italia depoziton 16.5 milionë euro në një llogari të posaçme të Thesarit të Shqipërisë, si paradhënie për strehimin e migrantëve.

Nëse Italia i refuzon kërkesat për azil, Shqipëria i dëbon emigrantët.

Fëmijët dhe gratë shtatzëna  përjashtohen nga marrëveshja.

Italia financon për ndërtimin e dy qendrave në Shqipëri, të cilat mund të mbajnë deri në 3.000 migrantë në të njëjtën kohë, ose deri në 36.000 në vit.

Shqipëria ofron masa të sigurisë në qendrat përkatëse nën juridiksionin italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *