Kontrolli i mediave online/ PS voton ngritjen e Komisionit për Dezinformimin, drejtimi ndahet mes Braçes dhe Pandeli Majkos

Spread the love

Pavarësisht kërkesës së Gazment Bardhit për të marrë më shumë kohë, Konferenca e Kryetareve votoi me votat e PS per ngritjen e Komisionit të Posaçem të Dizinformimit.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi, në mbledhje e Konferencës së Kryetarëve foli për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar me fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.

Duke iu referuar marrëveshjes me SHBA, të cilës iu referuar zonja Tabaku, ne nuk kemi detyrime, por marrim iniciativa dhe e sjellim në Parlament që të bëhet gjithëpërfshirëse.

Fakti që jemi vonë nuk duhet të na bëjë të vonojmë më tepër. Objekti i këtij Komisioni të Posaçëm do të hyjë të paktën në termat e 4 komisioneve të tjera parlamentare( Komisioni i Jashtëm, Ligjet, Siguria Kombëtare dhe Edukimit) Me afat 1-vjeçar sepse fusha e veprimit të këtij komisioni është shumë e gjerë. Ekzaktësisht ky komision do të marrë në shqyrtim edhe zbatimin e ligjit të AMA që përmendi zonja Açka. Komisioni i Posaçëm i PE ka zgjatur më shumë se dy vjet dhe është marrë me të gjitha ndërhyrjet në shtetet e BE.”, deklaroi Çuçi.

Në fund u miratua ngritja e komisionit vetëm me votat e mazhorancës ndërsa opozita kërkoi më tepër kohë.

Një ditë më parë kreu grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi tha se ky komision do të drejtohet nga një personalitet brenda PS por nuk ia përmendi emrin.

Mësohet se në krye të këtij komisioni ish zëvendës kryeministri Erion Braçe ose ish kryeministri Socialist, Pandeli Majko.

Emrat e tyre pritet të diskutohen pas pak në pikën e dytë të konferencës së kryetarëve.

Nga opozita, Gazment Bardhi kërkoi shtyrjen e kërkesës së PS-së për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin pasi kjo është një  çështje është sensitive.

‘Kjo çështje është sensitive dhe duhet të trajtohet me kujdes të veçantë. Ne bashkëndajmë shqetësimin për ndërhyrjet e shteteve të treta jo partnere nëpërmjet të gjitha formave. Mirëpo, do duhet që ju të qartësoni iniciativën, të na informoni ne dhe gjithë publiku mbi çfarë do të bëjë dhe për çfarë po kërkohet.’, tha Bardhi.

Edhe deputeti Agron Gjekmarkaj ka deklaruar në mbledhje se kjo është një tentativë për të spostuar diskurin politik nga aferat e qeverisë.

Deputeti tha se kjo është një tentativë për të ndërhyrë në lirinë e medias dhe është një lëvizje e cila ndjek atë të dështimit të paketës antishpifje.

“Kjo është një tentativë për të spostuar diskurin politik nga aferat e qeverisë. Por përtej kësaj, ky propozim është problematik. Vjen si një tentativë e dytë për të ndërhyrë në lirinë e medias.

Vjen pas dështimit të paketës antishpifje, një paketë që u kundërshtua fort nga ndërkombëtarët. Ngjan me atë që ka ndodhur në Turqi, mbi fjalën demokraci u bë dhunimi me i fortë i shtyllave të demokracisë. Duhet një reflektim dhe një kujdes i madh” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *