Mblidhet Komisioni i Integrimi/ Mazhoranca dhe Rithemelimi të pranishëm, bojkoton grupi i Bashës

Spread the love

Jeta parlamentare i është rikthyer sot normalitetit, pas marrëveshjes së arritur me smazhorancës dhe Rithemelimit. Pas Komisionit të Ligjeve, është mbledhur edhe Komisioni i Integrimit, nën drejtimin e deputete demokrate Jorida Tabaku.

Teksa mbledhjes i janë bashkuar deputetë të Rithemelimit, në sallë mungojnë ligjvënësit nga grupi i Lulzim Basha, ashtu siç Alibeaj nuk mori pjesë në Komisionin e Ligjeve.

E para që mori fjalën ishte ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ka prezantuar projektligjin “Për sigurinë kibernetike”. Ajo tregoi detaje nga ky projektligj.

“Ligji është i përafruar dhe është konsultuar me një shumësi institucionesh. Sa i takon çështjeve kushtetuese, këtu nuk ka vend për diskutime. Sepse nuk bëhet fjalë për akses në institucion, por për alertin e sigurisë kibernetike”, tha Spiropali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *