Thirrja nga SPAK, Berisha sulmon Altin Dumanin: Ai bandit nuk guxon të sjellë kërkesë në Kuvend

Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ditën e sotme kreun e SPAK, Altin Dumanin, teksa tha se nuk guxon që të dërgojë kërkesë në Kuvend pasi sillet si bandit dhe jo si zyrtar.

‘A e kupton ti që ai nuk guxon ta bëjë ta bëjë këtë se ai duhej të sillej jo si bandit, por si zyrtar dhe të kërkonte që Sali Berisha të paraqitet, këto dhe këto, dhe ta vendoste parlamenti, do ta votonte edhe Sali Berisha vetë. Por ai nuk e bën këtë se do të sillet si bandit. Dhe ju dhe askush nuk duhet të bëjë avokatinë e një banditi. Sepse avokatia e një banditi nuk i shërben asnjeriu,” theksoi Berisha pas mbledhjes së grupit të Rithemelimit.’, tha Berisha për mediat.

Për sa kohë, nuk është marrë pëlqimi i Kuvendit përpara se t’i kufizohej liria, Sali Berisha nuk do të paraqitet në SPAK.

Kështu ka deklaruar mëngjesin e sotëm kreu i Rithemelimit konfirmoi edhe një herë përpara gazetarëve nga Kryesia e Kuvendit.

Berisha theksoi edhe një herë se ai, me qëndrimin e tij, po mbron qytetarët dhe Kushtetutën.

“I gatshëm të shkoj në çdo kohë në SPAK për t’iu përgjigjur çdo pyetje. Nuk pranoj kurrë sanksione antikushtetuese të Edi Ramës dhe të bandës së tij. Sa herë jam thirrur në prokurori, jam paraqitur gjatë jetës sime, nuk kam refuzuar kurrë. Por, unë jo në mbrojtjen time, por të të drejtave më elementare të çdo qytetari, nuk mund të pranoj që Edi Rama me një grusht banditësh që funksionojnë si grup i strukturuar kriminal ose në forma të tjera në organet e drejtësisë të shkelë Kushtetutën. Ai vendim që thua ti, duhet të shkojë në Parlament, se aty e kam qendrën e punës unë. Po atje nuk e dërgojnë dot. Se ai vendim është në shkelje flagrante të Kushtetutës”, deklaroi Berisha. 

Ndërsa, i pyetur për urdhrin që i është dhënë sot Gardës nga Kuvendi, që deputetët e opozitës që janë përjashtuar të mos lejohen brenda ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, kreu i Rithemelimit, tha se këto veprime tregojnë “tmerrin e Edi Ramës.” 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *