Rezultatet e PISA, Zhupa kërkesë për interpelancë me Manastirliun

Spread the love

Pas raporteve të PISA për arsimin, deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka depozituar në Kuvend kërkesë për interpelancë me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Në kërkesën e saj, deputetja Zhupa thekson se fokusi i interpelancës do të jetë raporti i PISA për arsimin.

“Testi PISA tregon se sa i aftë është sistemi arsimor i një vendi për të formuar intelektin dhe aftësitë e fëmijëve në lëndët Matematikë, Letërsi, Shkencë. Shqipëria është vendi me rënien më drastike nga 80 shtete, krahasuar me rezultatet e vitit 2018, duke humbur në matematikë 96 pikë, në letërsi 47 pikë, në shkencë 41 pikë”, shprehet Zhupa.

Zhupa bën me dije se Shqipëria ndodhet mes 15 të fundit të listës, ndërsa ky rezultat i tillë duhet të jetë kambanë alarmi për të gjithë sistemin arsimor në vend me efektin zinxhir.

Ajo tha se qëllimi i interpelancës është dhënia e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me masat e marra për t’iu përgjigjur situatës me rezultatet katastrofike në testin Pisa.

“Shqipëria është mes 15 të fundit të listës. Një rezultat i tillë duhet të jetë kambanë alarmi për të gjithë sistemin arsimor në vend me efektin zinxhir. Me qëllim dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me masat e marra për t’iu përgjigjur situatës me rezultatet katastrofike në testin Pisa si dhe në kuadër të transparencës dhe llogaridhënies, në cilësinë e deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, në mbështetje të nenit 80, pika 1 të Kushtetutës dhe nenit 96, pikat I dhe 2 te Rregullores së Kuvendit, kërkoj zhvillimin e një interpelance me ministren e Arsimit dhe Sporteve, Ogerta Manastirliu”, thuhet në shkresën e depozituar në Kuvend nga deputetja Zhupa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *