Enigma e trishtë e përleshjes brenda opozitës

Spread the love

Kjo opozitë është rrogëtare dhe nuk ka lidhje me përfaqësimin…

Nëse ka një gjë që është krejtësisht e pakuptueshme, dhe pa sens për njerëzit dhe opinionin publik, është kjo përleshje pa arësye brenda opozitës, pikërisht nga momenti që Sali Berisha nxori të gjithë demonët nga shishja, sapo u shpall ‘Non Grata’ prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës e më pas prej Britanisë së Madhe.

Kanë kaluar thuajse tre vite të plota e pikërisht ky sherr i pafund nga njerëzit që kanë një mandat të marrë në zgjedhjet e 2021-shit, ka kaluar kufijtë e absurdit. Jo se njerëzve ju intereson shumë fati i një partie, e cila sot është krejt larg, jo vetëm votuesve dhe aspirantëve për ta votuar, por edhe anëtarëve dhe militantëve të saj prej vitesh. Ajo që mund të themi është se nuk ka logjikë që debati publik të mbahet ndezur nga kjo mëri krejt mesjetare.

Nëse e shohim nga jashtë dhe me logjikë të ftohtë, duket qartë se gjithçka luhet për pushtet dhe interesa, por që në fakt njerëzit që sot kërleshen, jo vetëm kanë pushtet, por gëzojnë privilegje të pamerituara, që nuk kanë pse t’i kenë.

Në një situatë normale, është krejtësisht i pasjegueshëm gjithë ky sherr.

Bëhet një mbledhje, një asamble, një kuvend, zgjidhen njerëzit që kanë me shumë vota, dhe PD i drejtohet zgjedhësve me idetë e saj.

Këtu bëhet fjalë për një pushtet që opozita e ka në Shqipëri, natyrisht jo sa mazhoranca, por në një sasi “të arsyeshme”. Marrin financime prej të gjitha rrugëve nga paratë e atyre që qeverisin. Pasi përndryshe një opozitë nuk mundet ta çojë kaq gjatë një jetësë normale.

Një opozitë logjike është një reagim, një mendim, një ide, një alternativë. Një opozitë nuk mund të jetë disa personazhe që duan të rizgjidhen deputetë.

Nëse duan të zgjidhen, duhet të jenë pjesë e një projekti. Po çfarë projekti kanë në mend këto personazhe?

Në fakt nuk kanë sepse personazhet e opozitës duan thjesht të zgjidhen deputetë, Po deputetë të kujt?

Pse këto personazhe nuk kanë propozuar një alternative, por hahen si qentë për një vend në parlament?

Problemi i madh është se e gjithë kjo nuk ka lidhje me zgjedhjen por me përzgjedhjen që aktorët në terren i japin kësaj opozite një protagonizëm që realisht nuk e ka. Kohë televizive panele, po cila është pesha e sotme e opozitës? Është peshe e atyre që votojnë opozitën?                                 

Sepse kjo opozitë është thjeshtë kliente. Nuk është opozitë, pasi nëse do të ishte e tillë do të ishte përfaqësuese. Nëse ka kundër pjesë të biznesit, duhet t’i bindi, nëse nuk e bën dot atëherë duhet të propozojë një rrugë. Duke ja kërkuar qytetarëve. Realisht kjo opozitë është rrogëtare, dhe nuk ka lidhje me përfaqësimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *