Aleksandar Vuçiç sulmon mediat e Ballkanit: Rajoni është tmerruar, prandaj më quajnë Hitler!

Spread the love

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në rrjetet sociale ka postuar një video në të cilën ankohet për shkrimet e mediave në rajon dhe shpjegon pse është sulmuar për fjalët e tij.

Në videon e publikuar nga SNS në rrejetin social X, ai deklaroi se politikanët përdorin fjalë të tijat në tubime publike për të bindur mbështetësit e partive të tjera politike që të thonë të vërtetën.

Vuçiç, në lidhje me shkrimin e mediave në rajon për fjalimin e tij të fundit, tha se e kanë shpallur më të keqin dhe se rajoni është i tmerruar, por edhe ka deklaruar se ai, nuk do të jetë shërbëtor i askujt, përveç popullit serb.

“Nga mediat e Prishtinës, natyrisht, thuajse të gjitha ekstremiste ndaj Serbisë dhe popullit serb, deri te mediat ekstremiste islamike nga Sarajeva, e shumë të tjera, të gjithë u hodhën si fishekzjarre vetëm pse fola. Për shkak të përparimit të përshpejtuar të Beogradit dhe Serbisë, për shkak të asaj që thashë për faktet për pagat në rajon dhe se Serbia është e para në rajon për sa i përket pagave sot. Por edhe sepse thashë se Beogradi, i cili gjithmonë mburret me shpirtin e tij kozmopolit, është gjithashtu një qytet serb. Dhe pastaj gazeta dhe Slobodna Bosna më sulmuan se thashë “duan të shfuqizojnë shtetin e Serbisë, të na marrin tokën. Prandaj jam Hitleri, më i keqi në rajon dhe prandaj rajoni është i neveritur.”, tha Vuçiç.

Ai u bëri thirrje “popullit dhe qytetarëve të Serbisë që të nxjerrin përfundimet e tyre”.

https://twitter.com/sns_srbija/status/1764580508996919350?s=20

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *