Aeroporti i Mynihut pezullon fluturimet, shkak reshjet e dendura të dëborës

Spread the love

Reshjet e dendura të borës që goditën Gjermaninë jugore të premten mbrëma dhe vazhduan sot kanë shkaktuar ndërprerje të fluturimeve në aeroportin e Mynihut, i dyti më i ngarkuari në vend.

Fluturimet janë pezulluar deri në mesditën e së shtunës, për shkak të borës së madhe, kanë thënë zyrtarë të aeroportit.

Rreth 320 nga 760 fluturimet e planifikuara për të shtunën janë anuluar, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve DPA. Ekuipazhet po përpiqen të mbanin të paktën një pistë në shërbim pa borë.

Probleme janë shkaktuar edhe me shërbimet e trenave në jug të Bavarisë, dhe stacioni kryesor i trenave në Mynih është virtualisht i bllokuar.

Shërbimet e trenave në distanca të gjata janë anuluar dhe masa pritet të zbatohet gjithë të shtunën.

“Ju rekomandojnë shtyrjen e udhëtimet për dhe nga Munihu”, kanë thënë autoritetet, sipas agjencisë së lajmeve dpa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *