Berisha dhe dhëndri kërkojnë lirinë, GJKKO bashkon çështjet

Spread the love

Seanca për shqyrtimin e kërkesës së Jamarbër Malltezit për ndryshimin e masës së sigurisë, është shtyrë.
Kërkesa e tij do të shqyrtohet njëkohësisht me atë të Sali Berishës në 8 mars. 

Gjykata e Posaçme ka bashkuar çështjen e ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, të cilët kanë kërkuar revokimin e masës së sigurisë arrest me burg ndaj tyre pasi çmoi se çështjet ndodhen në të njëjtën gjendje dhe shkallë procedimi pranë të njëjtës gjykatë.

Masa e sigurisë ndaj Malltezit ishte ndryshuar në nëntor 2023, duke e lënë në masën arrest shtëpie.

Një muaj pas arrestimit të tij në aeroportin e Rinasit, Gjyqtarja e Apelit Olldashi vendosi të ndryshojë masën e sigurisë dhënë nga gjyqtarja e GJKKO-së Irena Gjoka nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’
Malltezi ishte arrestuar në tetor 2023 në aeroportin e Rinasit.

GJKKO vendosi masën “arrest me burg” për Malltezin, i cili është i dyshuar për pastrim parash dhe korrupsion, si dhe sekuestro për të gjitha pasuritë e tij.

Mbi Jamarbër Malltezin, rëndojnë akuza e korrupsionit, neni 260 bashkë me Berishën dhe neni 287 korrupsion në  bashkëpunim me Fatmir Bektashin. Ndërsa Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv neni 245 dhe neni 287 në bashkëpunim me Malltezin.

E vetmja dosje me të cilën lidhet emri i Malltezit dhe për të cilën është kallëzuar në SPAK është ajo e privatizimit të ish klubit sportiv “Partizani”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *