“10 ditë dilte në bllok”, eksperti i sigurisë flet për arrestimin në Big Brother: Nxorri problematikat e sistemit

Spread the love

Eksperti i sigurisë Faik Basha, duke folur për rastin e arrestimit të Liam Osmanit në shtëpinë e Big Brother Vip, thotë se ky rast ka nxjerrë zbuluar shumë problematika.

Basha thotë se institucionet kanë qenë në dijeni që ai ishte me pasaportë gjermane dhe sipas tij kjo tregon se nuk ka funksionuar shkëmbimi i informacionit mes dy autoriteteve.

“Ai ishte dënuar për mashtrim por mund të kishim dhe një terrorist apo vrasës. Duhej të ishin bërë shkëmbimet e nevojshëm informacionit. Institucionet kishin dijeni se ai kishte pasaportë gjermane. Cedojmë në dhënien e informacioneve.  Duhej të ishin hedhur të dhënat në kohë reale. Nëse janë kryer këto procedura atëherë paskemi pasur probleme në sistemin TIMS. Ai 10 ditë ka qëndruar në bllok. Të jesh i dënuar dhe të lëvizësh lirshëm 10 ditë në Shqipëri” tha Basha.

Liam osmani u shoqërua pasi është futur në shtëpinë e Big Brother Vip, ndërkohë që nuk u kap as nga sistemi ‘TIMS’ kur ka kaluar në Rinas.

Ai rezultonte i dënuar në vitin 2022 nga Gjykata e Tiranës me 2 vite e 6 muaj burg për mashtrim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *