Hapja e bazës në Kuçovë, reagon Vjosa Osmani: Ku ka NATO, ka paqe!

Spread the love

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka përshëndetur hapjen e Bazës Ajrore Taktike të NATO-s sot në Kuçovë të Shqipërisë.

Në një postin në platformën X ajo ka thënë se kjo shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë.

“Ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet!. Hapja e Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë” ,shkruan Osmani.

Ditën e sotme është hapur baza ajrore e NATO-s në Kuçovë. Ministri i mbrojtjes, Niko Peleshi tha se kjo bazë është një aset, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin. 

Në ceremoninë ku marrin pjesë kryeministri Edi Rama, presidenti Begaj, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi e diplomatë dhe përfaqësues të aleancës, Peleshi shtoi se baza ajrore do të jetë një pikë strategjike, në funksion të NATO-s në operacionet e paqes, por edhe në përballjet me fatkeqësitë natyrore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *