Vizita në Paris,Vuçiç flet para takimit me Macron: Kam ankth! Gjëra të mëdha do ndodhin

Spread the love

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u prit me nderime ushtarake në Francë, ku siç ka thënë, po zhvillon një prej vizitave më të rëndësishme në dekada.

Vizita dy ditore zhvillohet me ftesë të presidentit Emmanuel Macron, dhe ndër të tjera do të ketë në fokus marrëdhëniet me Kosovën, integrimin në BE, por edhe çështje të mbrojtjes dhe energjisë bërthamore.

Siç është bërë e ditur Serbia është e interesuar të blejë 12 avionë lufte Rafal të Francë, diçka për të cilën do të diskutohet gjatë qëndrimit në Paris.

Ceremonia e pritjes në nder të Vuçiç u zhvillua në Pallatin Les Invalides, ku pas himneve të të dyja shteteve, presidenti serb vendosi një kurorë lulesh në pllakën përkujtimore që u dedikohet ushtarëve serbë.  

Franca dhe Serbia nuk janë të lidhura thjesht nga e shkuara heroike, sipas Vuçiç po ecin së bashku drejt të ardhmes dhe fitoreve të reja.

“Jam i lumtur që kam përfaqësuar vendin tonë dhe po përgatitem për të gjitha takimet që do të kemi këtu, si dhe në Senat dhe në Pallatin Elysee.Kam shumë nervozizëm, por edhe shumë përgjegjësi. E di që kur lufton për vendin tënd, atëherë rezultati nuk mund të mungojë. Unë besoj në gjërat e mëdha që mund të bëjmë këtu në Paris sot. Falënderoj njerëzit që besuan dhe qëndruan pranë lidershipit të tyre, dhe përkundër të gjitha vështirësive, ne do ta fitojmë dhe do ta shpëtojmë Serbinë në kohë të vështira.”, ka thënë Vuçiç në një reagim para takimit me Macron.

Një pritje formale do të mbahet gjatë mbrëmjes në pallatin e Elizesë, e pasuar nga një darkë zyrtare dhe biseda private mes dy liderëve. Sipas presidencës franceze, gjatë takimit të 20 të mes Vuçiç dhe Macron, kreu i Elizesë do të konfirmojë angazhimin për integrimin europian të Serbisë dhe për të punuar më tej për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Vuçiç do të takohet edhe me kreun e senatit, si dhe me biznesmenë të rëndësishëm francezë. Franca është një prej investitorëve kryesore në Serbi, ku ka 120 kompani dhe punëson mbi 12 mijë njerëz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *