Komisioni për TIMS, Salianji kërcënon socialistët: Do marr një shkop ta mbaj këtu

Spread the love

Futja e ish-kryeministrit Sali Berisha në listën e dëshmitarëve ka sjellë debate të forta të mbledhjes së sotme të Komisionit Hetimor për rrjedhjen e rë dhënave nga sistemi “Tims”.

Toni Gogu u përplas me deputetin demokrat Ervin Salianji dhe deklaroi se opozita po përpiqet që të bëhet gjyqtari i Sali Berishës.

Por nga ana tjetër, Salianji i tha se ishin vetë anëtarët socialistë që kërkuan dëshminë e Berishës, Bardhit dhe Bashës.

 Teksa socialistët po refuzojnë çdo kërkesë të opozitës, kryetari i Komisionit, Ervin Salianji tha me ironi se do të marrë një shkop për të mbajtur qetësinë në mbledhje.

Nasip Naço: Ju keni dështuar që në planin paraprak. Po dështon Komisioni Hetimor. Nuk keni cituar korrekt nenin. Siç dështuar në zgjedhje, do të dështoni sërish. Kërkoni dhe gjithë trupin diplomatik për të dëshmuar, vetëm ju mund ta bëni këtë gjë.

Ervin Salianji: Çdo shkelje mund ta depozitoni në Gjykatën Kushtetuese. Gjylameti ka kërkuar që të thirren Berisha dhe Basha. Faleminderit mësues Nasipi. Ta thoni ju mësues Nasipi që keni qenë njëherë këtej e njëherë andej, nuk shkon. Unë kam qëndruar vetëm nga njëra anë gjithmonë. Po bëni cirk me fjalë e forma, jeni të lirë të thoni çfarë të doni.

Salianji: Unë besoj se me PS-në dhe Edi Ramën nuk bëhen marrëveshje se nuk i mban. Ju nuk i qëndroni fjalës së shkruar dhe ja ku është konfirmimi. Ju e keni të shkruar, me procesverbal, me zë dhe figurë që thoni të vijë Berisha, Basha, Bardhi, unë them le të vijnë sipas kërkesës tuaj. Neni 11 pika kryetari deklaron qëllimin e ngritjes së komisionit si dhe planin paraprak të hetimeve, plani paraprak deklarohet nga kryetari i komisionit. Kam pranuar propozimin tuaj dhe e kam shtuar. Ku e keni ju shqetësimin këtu? Keni ndryshuar mendim se ju kanë tërhequr veshin? Estradë do bëni këtu? Ju vini dhe bëni estradë. Nënkryetari Gogu thotë do hyjmë në Big Brother, Nasipi thotë me të drejtë se ç’punë kam unë me këta të estradës se dua të bëj hetim si prokuror… Ju duhet ta ndryshoni vetë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *