Apeli i GJKKO lë në fuqi masën “arrest shtëpie” për Vangjush Dakon

Spread the love

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën arrest shtëpie për ish kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Apeli i GJKKO shqyrtoi ankimin e SPAK i cili kërkoi rikthimin e Dakos në masën e paraburgimit ‘arrest me burg”

Dako u lirua më 27 shkurt 2024 pasi skaduan afatet e paraburgimit.

Dosja është ende në fazën e hetimit paraprak. Duhet të jetë gjyqtari i gatshëm që vendos nëse duhet të kalojë dosja në gjykatë apo ta rikthejë për hetim, apo të marrë vendim tjetër për fajësinë apo jo të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *