Vidhnin llogaritë bankare të qytetarëve, vihen nën hetim 48 persona në Itali; ‘koka’ e grupit një shqiptar

Spread the love

Skema e mashtrimit u zbulua pasi një sipërmarrje në Liguria bëri denoncimin në policinë e Genovas.

Prokuroria e Napolit ka mbyllur hetimet për 48 persona, pjesë e tyre shqiparë, rumunë e Italianë të cilët akuzohen për një skemë mashtrimi bankar dhe postar ndaj dhjetra qytetarëve të cilët panë që llogaritë e tyre rrjedhëse shterroheshin shumë lehtë.

Rezultojnë të paktën 50 raste mes 2016 dhe 2019. Skema e mashtrimit u zbulua pasi një sipërmarrje në Liguria bëri denoncimin në policinë e Genovas.

Hetimet e para, u përqëndruan fillimisht në provincat e Caserta dhe Napolit, ku u zbulua baza operative të organizatës e cila ishte e ndarë në 4 ‘celula’ të lidhura mes njëra tjetrës

Sipas dosjes celula spanjolle drejtohej nga shqiptari Anton Pllumbi 34 vjeç, ajo në Villa Literno drejtohej nga Italianët Michele Pepe e Raffaele Squillante, ndërsa celula në Castel Volturno drejtohej nga Carmine Costanzo, Rosalia De Bello dhe Francesco Ruggiero; dhe celula Marcianise, e drejtuar nga të dyshuarit Giacomo, Mario dhe Pierluigi Clarelli, Michele Comando dhe Raffaele Palmiero.

Në secilin grup, drejtuesit ishin përgjegjës për gjetjen e drejtuesve të kompanive telefonike dhe të cilët do të vidhnin llogaritë bankare viktimave

Ndaj tyre rëndon akuza e pastrimit të parave, mashtrim kompjuterik, falsifikim të gjurmëve të gishtave apo certifikata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *