“300 euro nata”/ Zbardhen emrat kush janë dy transgjinorët që u arrestuan sot në Tiranë

Spread the love

Guzman Gil Raibel Joisquel dhe Daniele De Carli janë dy të huajt që ranë në pranga gjatë një aksioni policor në Tiranë.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3.

Djemtë linin takime online, për të cilat paguheshin nga 150 deri në 300 euro.

‘DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “ET-1”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasve Guzman Gil Raibel Joisquel, 29 vjeç, dhe Daniele De Carli 31 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. S., 19 vjeç, të tre banues provizorë në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi G. J. shfrytëzonte për prostitucion, dy shtetasit e tjerë, të cilët kishin ardhur nga vende të ndryshme, në Shqipëri, ishin akomoduar në një banesë me qira, në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave 150-300 euro.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.’, njoftoi polcia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *