Vrasja në Fresk/ 63-vjeçari shkoi për të pirë kafe, por vrau vëllanë pas sherrit për pronat

Spread the love

Disa detaje të tjera kanë dalë në dritë për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e së enjtes në zonën e Freskut, ku 63 vjeçari Vehap Cami qëlloi për vdekje vëllain 68 vjeçar, Lulzim Cami.

Vehap Cami, 63 vjeç kishte shkuar për të pirë kafenë e mëngjesit në banesën e e të vëllait, Lulëzim Camit.

Pas një konflikti për pronat e tyre në zonën e Bulqizës, Vehapi ka qëlluar me armë zjarri pistoletë vëllanë e tij, e më pas ka qëlluar drejt vetes, duke mbetur të dy të vrarë.

Vrasja dyshohet për motive pronësie, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po merr në pyetje familjarët si dhe forca të shumta policie.

Në momentin e krimit në shtëpi kanë qenë të pranishëm edhe familjarët e Lulëzim Camit, të cilët fatmirësisht nuk pësuan asnjë lëndim.

Grupi hetimor dyshon se përplasja mes vëllezërve ka qenë e hershme për shkak të pronave. Për këtë arsye po pyeten edhe familjarë të tyre për të dhënë më shumë informacione që ndihmojnë hetimin.

Ndërkohë pronarja e shtëpisë që i ka dhënë me qira banesën Lulëzimi Camit është shokuar nga vrasja që ndodhi sot

“Dëgjova teksa bërtisnin gratë kur i gjetën. Nuk i njohim. Vëllai nuk rri këtu!” tha ajo për gazetarët.

Vrasja ndodhi në në rrugën ‘Xhon Belushi’në zonën e Freskut. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *