Kryemadhi sfidon Metën, propozon ndryshime në pikën për nepotizmin

Spread the love

Kryemadhi theksoi se asnjë anëtar i PL nuk ka të drejtë të propozojë për poste në parti sot dhe në qeveri nesër pjesëtarë të tjerë me të cilët ka konflikt interesi.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka paraqitur para delegatëve në Konventën e PL dy propozimet e saj që lidhen me buxhetin për fushatën egrave kandidate dhe për nepotizmin.

Kryemadhi theksoi se asnjë anëtar i PL nuk ka të drejtë të propozojë për poste në parti sot dhe në qeveri nesër pjesëtarë të tjerë me të cilët ka konflikt interesi.

Unë nuk kisha ndërmend të flisja, por përderisa isha vendosur në agjendë, ju qëndroj fort dy propozimeve, e para për buxhetimin e buxhetit të grave kandidate të PL, nuk është diskriminim pozitiv, por diçka e domosdoshme për të gjitha gratë dhe vajzat që të kenë një buxhet të veçantë. Pasi sot në kushtet në të cilat gjendemi për një vajzë është shumë e vështirë për të kandiduar dhe për të bërë një fushatë të barabartë. Propozimi im është bërë për 30%, por të jetë vullneti i çoni edhe 50%. Unë jam partizane e numrit të % së kandidateve në zgjedhje. Sa i përket pikës dy për pikën ku flitet për nepotizmin, nuk duhet të bëjmë propagandë. Në një parti politike nuk ka të bënë nepotizmi por meritokracia. Në parti vendoset me votë, në pushtet me emërim.

Unë mendoj që edhe në PL ka ardhur koha të shtojmë një tjetër pikë ku :Anëtari i PL nuk ka të drejtë të propozojë individë që kanë konflikt interesi. Në këtë nen përfshihen pa u limituar ato familjare, biznesi edhe të fqinjësisë. Propozuesi as nuk merr pjesë në votim. Ky rregull zbatohet edhe për përfaqësuesit e PL, në të gjitha pushtete. Pra unë Monika Kryemadhi nuk mund të propozoj Elona Gurin dhe Endrit Brahimllarin se kam konflikt interesi. Këto janë propozimet e mia, jeni të lirë të votoni”, tha Monika Kryemadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *