Elvana Gjata nën hetim: A do e mbrojnë dot më mikeshën e tyre, Edi dhe Linda Rama?

Spread the love

Linda është aq e afërt me këngëtaren sa është parë edhe në rrugët e njohura për shopping të Londrës e Parisit, në restorante super të shtrenjta dhe darka intime dhe diskrete…

SPAK ka nisur hetim pasuror për këngëtaren e njohur Elvana Gjata. Kësaj here këngëtarja nuk do të jetë me aq fat sa 5 vjet më parë, kur i fejuari i saj, Ervin Mata, u përfshi në një vrasje të tmerrshme në Bllok. Atëherë, edhe pse u vra një njeri dhe emri i këngëtares qarkulloi për shumë kohë në media, herë si mollë sherri e herë si e dashura e një njeriu me precedentë kriminalë e të përfshirë në trafikun e drogës, Elvanës nuk i hyri gjemb në këmbë.

Këngëtarja bridhte nëpër botë, akomodohej në hotele 15 mijë euro nata, bënte klipe në Portugali dhe Spanjë, por çuditërisht drejtësia shqiptare nuk u kujtua ti shkonte mbrapa.

Nga buronte gjithë kjo pasuri?

Me çfarë e paguante 15 mijë euro natën në Paris, Elvana?

Me disqet e shitura në një vend me 2 milion banorë? Apo me koncerte nëpër salla me 100 vende?

Misteri u zgjidh, muaj pas vrasjes në Bllok. Vajzat e ekranit, kanë vërtet lidhje me djem “të fortë”, por mbi të gjitha kanë edhe lidhje të forta me politikën. Tek e fundit, çunat që vrasin ditën për diell, qarkullojnë miliarda dhe policia nuk i vë re kur kalojnë në rrugë, normal që kanë lidhje me politikën e lartë. Përndryshe nuk do ta kalonin dot pragun e shtëpisë. Prandaj siç ndajnë paratë me politikën, cubat e krimit, ndajnë dhe të dashurat. 

Elvana duket vajzë ambicioze dhe është vërtet e tillë. Miqësinë ajo e ka, jo vetëm me kryeministrin, por edhe me zonjën e tij. Madje Linda është aq e afërt me këngëtaren sa është parë edhe në rrugët e njohura për shopping të Londrës e Parisit, në restorante super të shtrenjta dhe darka intime dhe diskrete.

Elvana Gjata nën hetim: A do e mbrojnë dot më mikeshën e

Elvana Gjata dhe Linda Rama /

Ajo hyn tek rrethi i afërt i Kryeministrit, i cili dihet që mallin që shtron në tryezë, e do të cilësisë së lartë. Kjo justifikon paprekshmërinë e Elvana Gjatës,  e cila edhe pse duhej të ishte hetuar pesë vjet më parë për pasurinë që ka dhe e shpenzon pa hesap, qarkulloi si i deshi qejfi.

Elvana Gjata nën hetim: A do e mbrojnë dot më mikeshën e

Linda Rama dhe prindërit e Elvana Gjatës /

Por kësaj here dielli nuk mbulohet dot me shoshë. Emri i Elvanës doli në përgjimet e fundit në aplikacionin “SkyECC” që çoi në goditjen e grupit të strukturuar kriminal, me në krye ish të fejuarin e saj Ervin Mata. Hetimi nisi pasi në përgjime Breçani, djali i tij dhe Mata flasin për transferimin e 500 mijë eurove nga llogaria e këngëtares. 

Merreni me mend për çfarë pasurie bëhet fjalë!

Shifra që do ia kishin zili edhe këngëtarët më të famshëm të botës. Për këtë arsye drejtësia shqiptare nuk i mbyll dot më sytë. Ndërkohë që ata kërkonin gjurmën ujku u kalonte para hundës.

Elvana Gjata është një vajzë simpatike dhe e dashur. Por, rruga ku ka shkelur këtë fund ka. Kësaj radhe miqtë e rëndësishëm kryeministrorë do të duhet të stërmundohen për ta mbrojtur mikeshën e tyre. Ose nuk do ta mbrojnë dot më.

Elvana Gjata nën hetim: A do e mbrojnë dot më mikeshën e

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *